Forumi Horizont | Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 247 248 249 250 251 252 253 254 255 [256] 257 258 259 260 261 262 263 264 265 » ... E fundit » Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Albanian Rrace Puro? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18612)
Persa i perket vlleheve, keta njihen nga cdo lloj historiografie, pra edhe ajo e tyre, se jane te ardhur nga zonat lindore te ballkanit, pra aty ku gjindet sot Rumania dhe Bullgaria. Ardhja e tyre ne perendim te Ballkanit nuk ka ndodhur asnjehere ne mase, por ne individe dhe familje te vecanta; ndoshta si arsye "parimore" mund te jete edhe zbritja nga zona te ftohta ne ato te ngrohta, per bagetite e tyre.
persa i perket cilesimit te sllaveve si sherbetore te avareve, kjo duhet te jete patjeter ndonje "teze" e re shoviniste, pasi dihet nga cdo liber historie se sllavet u shtyne nga avaret edhe me ne perendim. Kjo, sipas historiografise, aty nga shek. 6-7-8 te e.s.
Ti Mondo, duke e lidhur tezen tende shoviniste me Stefan Dushanin, qe arriti zoterimet deri ne Selanik, duke perfshire ketu edhe kalane e Kanines ne Vlore, ne shek. e 14., na e ben historine okus-pokus, sipas shijes se neutralizimit te komplekseve te inferioritetit qe te mundojne ore e cast. Sllavet dhe avaret e shek. 6-7 dhe serbet e shek. 14 jane hane Dat hane Bagdat. Tjeter historia sllave e shek. 6-7 dhe tjeter dominimi i Stefan Dushanit qe kishte nje kompani me disa ushtare ne kalane e Kanines, apo ate te Selanikut.
Prandaj Mond kur flet per mend, na sill ca te verteta historike me te sakta nga ato qe leshon ketu si thumbi i mushkonjave te kenetave.
Te paret e mi tregojne edhe sot e kesaj dite gojdhena te lashta te kohes kur Roma beri lufte me maqedonasit, apo tregojne qafen e Cezarit, ku kaloi Cezari qe ndiqte Pompeun, e plot gojdhena te vjetra. E megjithate une nuk ndjehem aspak keq kur e di se ky popull ku perkas eshte i perzier si te gjithe te tjeret, ndonese ne rreth 1600 vjetet e fundit me pak. Ndersa atyre qe u djeg kaq shume kjo perzierje, duket kane komplekse nga origjina e familjeve te tyre, -une nuk e kuptoj perse, sepse nje njeri me tru nuk ka pse te kete komplekse nga ky fenomen, pasi te gjithe jemi te ardhur e te perzier, dikush me pare e dikush me shume; por duket ata kane komplekse sepse maten po me njerez pa dije dhe vlera individuale, te cilet keshtu qe keshtu jane te detyruar te kapen pas konceptit te nacionit. Shendet per kesaj radhe.
Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 247 248 249 250 251 252 253 254 255 [256] 257 258 259 260 261 262 263 264 265 » ... E fundit » Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.