Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 248 249 250 251 252 253 254 255 256 [257] 258 259 260 261 262 263 264 265 266 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Korrik 2008 - 12:56:

Ne nje kornize te vockel fare e gjeta horizontin tim sot. Kurrizi me dhemb nga te kerrusurat dhe syte me jane zmadhuar nga erresira. Cudi. Sa pak duhet qe te harrojme qiellin pafund dhe eren e tokes se sapo lagur nga shiu. Eshte cudi sa shpejt mund te kthehet nje njeri qe kerkon rrahje zemre te verteta ne nje gungac qe i trembet veshtrimit te tij ne pasqyre. Eshte bere kohe tani qe kam filluar te germoj thelle ne veten time. Te them te drejten shume here jam penduar qe mora kete hap, por nuk e di ku gjeta forcen te vazhdoj. Dhe ja ku jam sot, i ulur para kompiuterit tim tek po perpiqem te thyej kete kornize ku kam futur veten prej shume kohesh. Nuk eshte kollaj e di, por dhe ashtu si me pare nuk vazhdohej.
E di qe edhe pse drita eshte larg here pas here ndjej ndonje puhize ajri te fresket qe me jep shprese. Me jep shprese qe po ec ne drejtimin e duhur dhe nqs rrezohem mund te ngrihem prape. Eshte e veshtire. Sidomos keto kohet e fundit luhatjet e humorit aq te shpeshta me raskapitin. Edhe tani, gjate kohes qe po shkruaj keto rrjeshta humori me ka ndryshuar nga te qenurit blaah, ne mendime vetvrasjeje, pastaj ne eufori gezimi, ne frymemarje te qete dhe tani ... hmm... tani jam perseri blaahh.
Po perseri ajo puhize... mjafton te mbyll syte dhe me ben te ndihem me mire. Me jep force te vazhdoj, te germoj me thelle, te perpiqem te kuptoj veten vertet kush jam. Nuk kam me interes te di se cfare me solli ketu. Eshte bere kohe tani qe kam bere paqe me kete mendim. Tani dua thjeshte te kuptoj.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 248 249 250 251 252 253 254 255 256 [257] 258 259 260 261 262 263 264 265 266 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.