Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
Postuar nga NS-6 datë 09 Korrik 2007 - 22:38:
pergjigja e pyetjes 104
Cod. B09072007
Citim:
Po citoj ato që tha MARSMED
meqe ketu lejohen cfaredo lloj pyetjesh,kam nje pyetje per ns-6
jane pyetje qe beheshin shpesh nga pedagoget e mi per tna zgjuar ne mengjes,ne ciklin e semundjeve infektivie 
atehere ka te beje me hepatitin b,per cfare rasti behet fjale nese kemi keto te dhena laboratorike:
HbsAg (+)
AntiHbe (-)
AntiHbc IgG(+)
te uroj mirserardhjen MARSMED dhe shpresoj qe te na japesh kontributin tend ne pasurimin e kesaj zone 
per sa i perket gjerave qe po pyet:
te dhenat laboratorike jane te ndara (dmth kerkon vetem kuptimin e tyre) apo te tre bashke(ne nje kuader)?gjithsesi...
prezenca e HbsAG (+) tregon qe personi eshte i infektuar nga hepatiti B por duhet te vertetohet nese kemi te bejme me nje infeksion qe vazhdon apo jo (pacienti mund te jete bere mbartes)(2). prandaj shihet nese kemi AntiHbe pozitive ose negative (mundesisht pasi qe shohim enzimat sepse jane ato qe tregojne nese kemi nje demtim ne vazhdim te qelizave te melcise)...nese antiHBe jane negative mund te mendoj qe akoma nuk ka arritur nje faze qe te prodhohen antitrupa kundrejt HBeAg (gjithsesi,kjo e dhene eshte per tu integruar me te dhenat e transaminazeve)...hmmmm...ose ose mund te kete nje infeksion nga hepatiti D qe mund te infektoje vetem atehere kur ka ndodhur nje infeksion me hepatitin B duke qene se ka nevoje per enzimen e atij virusi per te plotesuar ciklin e vet replikativ...(1)
ndersa prezenca e IgG kundra antigjenit te hepatitit C me ben te mendoj qe personi ka kaluar nje infeksion nga ky virus dhe mund te jete bere ose kronik (gjeja qe ndodh me shpesh) ose qe ajo eshte nje shenje e vetme qe mbetet nga ai (te ishin IgM do mendoja qe eshte infeksion ne fazen aktive)...
nese kam bere gabime ose ka gjera per te shtuar,je i mirpritur 
(1)Hepatiti C eshte semundje pak me e rende (Cod. A 16042004)
(2)Hepatiti B (Cod. A 02112006)
MARSMED,ne zonen e mjeksise mund te perdoresh si baze informacionesh edhe shkrimet e hedhura me pare duke shenuar titullin dhe kodin (ndare shkronja nga numrat) keshtu qe te mund te zgjerohen informacionet nga ana e atij qe e lexon...per menyren se si perdoret sistemi i kodeve pastaj,shih ne faqen kryesore te zones se mjeksise
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.