Forumi Horizont Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 250 251 252 253 254 255 256 257 258 [259] 260 261 262 263 264 265 266 267 268 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Albanian Rrace Puro? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18612)


Postuar nga Piktor datë 11 Korrik 2012 - 02:02:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Vazhdojme duke kaluar tek luftrat e Romes. Ndonese kam nja 30 vjet qe e kam mbaruar shkollen, akoma me kujtohen keto luftra. Vertet piktori ben nje gabim kur rendit luftrat punike (ato me Kartagjenen) tek luftrat me iliret, por gabime bejne te gjithe. Ndersa ti rajmondo ngaterron me dashje te vertetat historike. Keto luftera nuk jane tre por jane dy. Dhe nuk jane luftra si ato me ushtri te rregullta si ajo e Pirros, apo ajo maqedonase me vone, apo ajo me Hanibalin, por luftra sa ne det e sa ne toke kunder formacioneve jo te rregullta ilire. S.d.q., keto luftra i fitoi Roma dhe jo iliret, sic thua (shtremberon) ti. Nja 40-50 vjet me vone, pasi Maqedonise iu hap oreksi serish dhe nisi influencen e saj sa ne zonat epiriote deri ne detin jon, aq dhe ne detin Egje, Roma nisi gjeneralin Pal-us, (pas dy-tre gjeneralve te tjere), i cili mundi si maqedonasit, ashtu dhe aleatet e saj, fut ketu edhe ndonje fis ilir tek-tuk, ku me i rendesishmi permendet si gjithnje mbreti Gent, i cili u dergua se fundi si trofe ne Rome. Pra nuk kemi luftet te trete iliro-romake, sic duan ta komentojne disa tekste te reja historie, pa permendur pastaj qe fise ilire quheshin dhe ato deri ne dalmaci, te cilat as nuk kishin te benin me luften e trete maqedonase -romake, ku u perfshi Genti.
Pas ketij nenshtrimi te Maqedonise, nuk kemi me ndonje kryengritje te bujshme historike apo lufte te madhe midis ketyre dy vendeve.
Dhe gjithkund ku hyri Roma ne Ballkan, hyri e thirrur nga njera apo tjetra pale nderluftuese balkanike, sic edhe me vone ne mesjete me osmanet.

Kjo vazhdoi deri ne shekullin e katert e te peste pastaj kemi zhvendosjen e Perandrise Romake ne Bizant.


  Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 250 251 252 253 254 255 256 257 258 [259] 260 261 262 263 264 265 266 267 268 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.