Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- ilacet dhe kerkimet rreth tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11569)
aspirina dhe disa nga efektet e saj kolaterale
Cod. A02102006
Aspirina eshte nje nder ilacet me te perdorura sot per sot. Emri farmakologjik eshte acidi acetilsalicilik dhe ben pjese ne grupin e ilaceve antiinfiamatore jo steroide (FANS italisht ose NSAD anglisht). Pika kryesore ku godet ky ilac eshte nje enzime e quajtur COX-1 qe ka si funksion prodhimin e disa substancave,prostaglandinave qe kane funksione te ndryshme ne trup. Prostaglandinat prodhohen ne disa zona te trupit. Prodhohet tek trombocitet,qe jane te nevojshme per mpikjes e gjakut. Kur vepron aspirina mbi to bllokon enzimen COX-1 dhe ky bllokim eshte nje bllokim definitiv,gje qe con ne nje humbje te funksionit te trombocitit. Duhet te prodhohen trombocite te reja qe te mund te kompensojne kete efekt. Prandaj nje perdorim i vazhdueshem i aspirines mund te coje edhe ne humbje te gjakut.
Po ashtu mund te kete efekte ne mukozen e stomakut duke qene se prostaglandinet kane nje efekt mbrojtes per te. Perdorimi i aspirines mund te coje ne nje humbje te prodhimit te prostaglandines dhe te jape gastrit nga aspirina.
Nje efekt tjeter qe mund te kete eshte ai mbi veshkat. Edhe veshkat prodhojne prostaglandina qe mund te modifikojne fluksin e gjakut. Perdorimi i aspirines,sidomos ne nje person qe ka probleme renale do te conte edhe ne nje paaftesi renale akute si pasoje e ndalimit te prodhimit te prostaglandinave.
Duhet te kihet parasysh qe aspirina ne gjak mund te ndikoje ne perqendrimin e disa lloj ilaceve te tjere,keshtu qe duhet te shihet perdorimi i saj ne rastet kur kemi kura qe kane edhe ilace te tjera....
Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.