Forumi Horizont | Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Miqesia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14584)
Citim:
Po citoj ato që tha kotka
Tani pa ekzaxhirime, po ju tregoj se c'me ndodhi me nje miken time para tre ditesh.
Ruhuni te dashur forumista shume nga miqte, por mesohuni si ti konfrontoni ata pa u prishur....
Me thote "mikesha" ime, jo shume kohe e njohur, kuptohet, "mikeshe Amerike" se donte te blinte shume mobilje per shtepine, por nuk kishte para. Une pa djallezi i them: "bliji kur te mbledhesh ca para, se nuk humbi dynjaja per mobilje..."
Mbas dy ditesh me merr ne telefon dhe me thote: "hajde te dalim te psonizim bashke, se kam shume gjera per te psonizur."
"Ok" i them une: "hajde me merr ti me makine, se nuk kam makine per momentin, dhe i marrim dyqanet mbare."
Ndaluam ne nje plaza dhe asaj i pleqeu dicka, qe donte me cdo kusht ta blinte. Me pyet si te bente? "Ok" i them une, "bleji, te mira jane edhe si model edhe si cmim."
"po nuk kam leke tani per tani" me thote.
"Po mire, bleji kur te kesh leke, ketu jane, nuk t'i merr kush" i pergjigjem une pa djallezi dhe pa ndonje paramendim te keq
"Jo, dua t'i blej tani, se me vone nuk i gjej" me pegjigjet. "mund te mi paguash ti me kredit card dhe ti jap me vone?"
"OK" i pergjigjem une, po me nje fytyre qe me filloi te djallezohej dalengadale (se ajo me ftoi per te shkuar per psonia dhe kishte dale pa para), "por faturen do te ta pres me vehte, mbasi do te paguash edhe taksat" i pergjigjem une me nje ton ku nuk fshihej seriziteti.
Dalim nga dyqani dhe me thote: " leket nuk do te ti kthej menjehere, por me keste se nuk kam, sic te thashe"
Une vrejt vetullet nga befasia dhe i pergjigjem: "Nje minute, ti me the se nuk ke per momentin, jo se nuk ke leke fare, pastaj nje minute, ju te dy, burre e grua punoni, si paskeni mbetur, per 200 dollare?"
"Epo ja ashtu, i mbylla disa dollare ne CD (llogari te mbyllur vjetore) dhe lashe vetem ca dollare per qirane e shtepise, prandaj nuk kam" me pergjigjet me putanllek.... (sorry per shprehjen, por ne ato momente damari ne ballin tim sa nuk po cahej nga inati)
"OK, tjeter here mos e bej kete gabim te mbyllesh me shume para nga c'mund te te mbaje buxheti, se edhe une i mbyll si te gjithe, por njeriu duhet te mendoje per nje dite te veshtire" i pergjigjem ashtu si neper dhembe, pa dashur te prish te ashtuquajturen "shoqeri fallco".
"Po mire" me thote: "ti me credit card paguan kudo, dhe keshtu nuk te prishet ndonje pune, se mos e paguan ti faturen e credit card???" me pergjigjet ne nje menyre kaq te pacipe, sa une nuk e di se si e mbajta veten dhe nuk dola nga makina fluturimthi.
"Degjo" i them une me nje ze qe filloi te me dridhej nga inati "ti nuk di gje fare si i bej une pagesat e credit card dhe ti sot u nise me mendimin ti beje gjithe psoniat me credit card timen??????"
Sikur nuk kisha thene asnje fjale zonja "e mencur dhe budallaqe" ne te njejten kohe ndalon makinen ne nje dyqan tjeter me paisje shtepiake. Une filloj te blej orendi shtepiake per nevojat e femijve te mij, dhe ajo murmuriste se i duheshin edhe asaj te njetat orendi qe blija une, por nuk kishte leke. Une beja veshin e shurdher, tashme shume e qete dhe e rilaksuar (I got the picture finally=me ne fund e kuptova djallezine e saj, packa se me vonese) dhe ajo frynte syte, se nuk blinte dot ato, qe kish planifikuar dhe i shkuan te gjitha planet dem, e kunderta e asaj qe kishte menduar kohe me pare.
Prandaj te dashur shoke dhe shoqe, ruhuni nga "miqte e rinj", se shume here ata duan te te hane me gjithe lecka, dhe nuk ka rendesi c'moshe je, keta lloj miqsh nuk kane moshe, jane njelloj si ne te ri edhe ne pleqeri.....
Mos blini kurre me credit card tuajen per llogari te te tjereve, sidomos per "miqte e rinj" dhe te panjohur mire.....
Eshte histori personale, e vertete dhe shume e fresket dhe prandaj nuk durova dot pa e shkrojtur, se akoma nuk me ka ikur inati, jo se pagova $200.00 dhe do ti marr me keste, por se pse kjo "mikja ime" pandehu se une e kisha te shkruar "budallaqe" ne balle.
Une e lashe deri ku do te shkonte idiotesia e saj duke bere une vete idioten, dhe pashe qe idiotesia nuk paska fund........
Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.