Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Panairi i endrrave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3651)


Postuar nga cecilia datë 02 Janar 2011 - 13:36:

Biçikleta

E kam humbur disi nocionin e kohes kto dite. Shume hyrje-dalje,pregatitje. Edhe gjumi i çorjentuar,zgjohu vone dhe fli po ashtu vone.Megjthate ç'rendesi kane te gjitha keto kur ti shikon njerez te gezuar perreth?!

Beja gjera te cilat i kisha harruar. Kusherira ime shkon dhe nxjerr biçikletat nga garazhi,ashtu ter pelhur, me thote, -hajde bejme pak pedale se vdiqem nga te ngrenit...ashtu beme.


Kujtimet m'u rikthyen. Kur kam qene femije endrra ime ka qene te kisha nje biçiklete. I'a kisha premtuar vetes se gjeja e pare qe do blija do ishte biçikleta ime e dashur...
Biçikleten e kam mesuar ne moshen 10 vjeçe.Merresha ne ate kohe me atletike.Stervitjen e beja ne krahun e djathte te stadiumit « Qemal Stafa ». Te gjithe atletet atje e benin. Kishte dhe sporte te tjera qe pregatiteshin .
Kur mbaronim stervitjen u'a kerkoja biçikleten sportisteve, 'te lutem vetem nje xhiro se s'ta prish' shumica edhe m'a jepte por jo te gjithe... Me kalimin e kohes kuptova se per ta ishte gjeja me e shtrenjte qe kishin.

Kur shkova ne Greqi mbas disa vitesh endrren time se kisha braktisur, gjeja e pare qe do blija ishte biçikleta ime...kur fitova leket e para thashe - s'ka gje,do e blej me rrogen e dyte mjafton te kesh leket se biçikleten e ke ne kete rast. Mu duk qe tradhetova endrren time sepse premtimin nuk e mbajta.

Kaluan kaq e kaq vite biçikleten time nuk e bleva kurre por endrren time asnjehere nuk e harrova. Edhe kur erdha ne France, çdo vit thoja do e blej ne vere por se di pse nuk arrija t'a bleja?!

Sot e kam kuptuar pse nuk e bleva asnjehere biçikleten time te dashur sepse nuk doja te thyeja (prishja) endrren time. Kuptova se jo çdo enderr duhet realizuar. Une fle dhe zgjohem me endrren time. Ajo me jep forcen per te perballuar gjithçka!


  Gjithsej 27 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.