Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Levizja Mjaft (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=298)
-- Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3694)


Postuar nga ADELAIDA datë 17 Janar 2004 - 19:05:

Nuk e marre dot guximin te flas per ate qe behet brenda levizjes ``Mjaft`` ,kur vet nuk jam gje tjeter vecse nje vezhguese e jashtme.
Por edhe ky status nuk me ka penguar te shoh ate qe disa te rinj nga deshira e madhe per te bere dicka jashte ``normales`` (nenshtrimit) kane arritur. Shume pyesin se cfare ka arritur kjo levizje? Nuk e di juve ,por mua nuk me duket pak te degjoje nje ze qe thote ``Mjaft`` ne mes te nje qetesie mbytese nenshtrimi ,kur une dhe shume te tjere ketu japim leksione mbi cka eshte e drejte dhe e gabuar ,e mire ose e keqe per shoqerine dhe kjo e gjitha neper faqe interneti.Nqs neve e quajme arritje per veten qe te mbushim kete faqe me sa me shume fjale ,ata te rinje atje jashte (sepse Bota reale vazhdone te ekzistoje) e quajne arritje kur nje padrejtesi mose mashtrim me shume u arrit te demaskohej .Nqs dikush kerkon me shume atehere duhet te mesoje qe edhe te japi.
Kjo levizje ka meritat e saj ,qe ne fillim u krijua duke arritur te thyhej zinxhirat e nenshtrimit dhe me pas te thente edhe ato te heshtjes.Po ju qe merrni te drejten te gjykoni cfare po beni? Duhet ne fillim te ngrejme zerin dhe te gjykojme mashtrimet e panumerta te atyre qe kemi zgjedhur per te bere dicka per ne dhe spo e bejne ,e me pas te gjykojme ata qe bejne dicka per ne pa na kerkuar lejen qe ta bejne.

Dhe si perfundim shpresoj qe te gjithe ju te keni aftesine per te vene shenjen e barazimit midis asaj qe keta te rinje kane bere dhe mundesive qe kane .
Le te fillojme nga kjo gje ne fillim dhe mos te themi fjalen e fundit ne fillim ashtu sic jemi mesuar gjithmone te bejme.....


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.