Forumi Horizont Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5073)


Postuar nga Fajtori datë 16 Maj 2004 - 03:05:

Nga fundi:

Nuk ekziston ideja "do studjoj e do gjej pune" sepse nuk ndodh keshtu. Pastaj ti studjo sa te duash ne fund do hysh me rroge 200-500 mije leke ne muaj. 500 arrin sikur te kapesh pune te mire. Ketu llogarisim dhe nivelin universitar (ne Shtator Fiks Fare jepte "bursa e korrupsionit" ku jepej sa kushtonte cdo dege sikur te bleje konkursin nen dore); e pa llogaritur qe shume profesore marrin leke per te dhene nota te mira.

Desha dhe te sqaroj konceptin e PABUKESIT. Nuk e thashe ate mbiemer ne kuptim letrar, eshte "Mentaliteti i Pabiukesit" te cilit i referohesha. Ky mund te jete asimiluar edhe nga persona qe kane para, prandaj perdorin kushte materialiste te forta ne gjetjen e dashnorit (une preferoj ti them keshtu )

Tani me duhet te flas ketu per gjera qe dalin jashte temes por ka lidhje me dashurine dhe mentalitetin:

Kam biseduar kohet e fundit me disa shoqe dhe shoke dhe kemi qene ne nje mendje. Ne Shqiperi ekziston nje seksualizem i theksuar qe ndihet ne ajer. Femrat behen teper femra dhe meshkujt teper meshkuj. Ecen ne rruge dhe ndjen se menyra e veshjeve, e shikimit, e vezhgimit dhe e sjelljes ndjell dhe pretendon seksualitet dhe erotizem.
Nga ana tjeter miresjellja keqkuptohet si deshire per te gjuajtur, dhe jo vetem kaq, por perdoret nga femrat shpeshhere per ti komunikuar mashkullit se eshte disponibel...

Keto i shikoj qarte sidomos kur femrat shqiptare dalin ne perendim. Une shkrihem cdo vit kur vjen partia e studenteve te reja dhe i vezhgoj me kenaqesi. Ne fillim vishen ne menyre shume erotike dhe lyhen thuajse gjithmone. Kur kalojne rruges kane kapadajllekun e femres shqiptare qe gjuhet dhe nuk shef as majtas as djathtas. Si zakonisht ketej meshkujt nuk shikojne si te babezitur (edhe pse eshte pune kulture qe tjetri nuk shikohet vazhdimisht). Pas pak kohe studentja e re shqiptare nuk ndihet mire, ajo menyre jetese ketu nuk funksionon. Prandaj fillon avash avash te percpetoje menyren e ketushme te jeteses dhe barazine mashkull-femer. Kjo do te thote qe nuk sillen me si dhi te egra kur nje mashkull prezantohet ose nuk ben sikur s'shef kur dy sy meshkujsh po e ndjekin.

Ne Shqiperi femrat gjuhen cdo cast jashte shtepise. Kush ka mundesi i fut dhe duart bile... Ndoshta kjo justifikon sjelljen e tyre stil "kale karroce" ose repulsionin ndaj meshkujve. Kete vere me rastisi te jem ne autobus me nje vajze shume te kendshme dhe disa djem te rinj afer. Njeri po mundohej te hynte ne muhabet ashtu i turpshem sic ishte. Filloi ta pyeste vajzen si quhej etj etj. Ajo, me pergjigje te shkurtra dhe evituese ja mbylli muhabetin disa here.
Dua te them, hyrja ne shoqeri me nje mashkull interpretohet vazhdimisht sikur ka lidhje me seksin, ndersa ne perendim femrat hyjne ne muhabet ne tren apo autobus thjesht per shoqeri, pa friken ndaj mashkullit. E pra, nuk eshte problem minifundi i shotave ne Fiks Fare, sepse bythet i tregojne edhe televizionet perendimore ne ato orare, por problem eshte interpretimi i atyre trupave ne menyre tejet seksuale. Bylis, une te ftoj ne nje introspeksion. Mos esht fakti qe kishe mamane dhe babain afer qe te bente te vije turp? Kjo nuk ka te beje me trupat e zhveshur por menyren si jemi rritur ne Shqiperi. Me prindet nuk duhet te flitet per seks!!!

E pra do ecim para edhe duke tallur menderen me mentalitetet e pabukesave qe ndjekin fijet e gabuara te jetes ne rremujen shqiptare. Mendoni vetem dicka, sikur mos te flisja me ju qe tani jeni jashte, me mire ti flisja murit se ata qe kane jetuar vetem ne Shqiperi nuk do kuptonin dot diferencen.


  Gjithsej 92 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 92 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.