Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Roneo datë 20 Mars 2005 - 23:52:

Nëna

Të flas sonte për nënën, s'besoj të të mbetet hatri ty baba, sepse dhe ti fjalën nënë shqiptove për herë të parë! Që të dy u kujdesët për mua, por se ç'më thotë zemra, vetvetiu nënën kërkon më shumë.


Nuk di nga t'ia nis, ashut siç nuk kam ditur e mundur asnjëherë, ta vlerësoj të plotë figurën tënde o nënë.
Nënë, unë u rrita, madje tashme do filloj te rrudhem e plakem, por sado thinja të më dalin në kokë dhe sado rudha t'i shtohen futyrës sime, për ty do të mbetem përherë biri yt i vogël, biri yt foshnjërak, dhe saherë të më marrë malli, do ta mbeshtes kokën në prehërin tënd,do të qëndroj aty nën kënaqësinë e ledhatimeve të tua.
Sa i ëmbël ledhatimi yt! Sa e butë dora jote! Ajo dorë që iu besua djepi! Ajo dorë që iu besuan brezat! Nuk mund ta imagjinoj se sa krenare duhet të jesh ti nënë për këtë mision human që të është besuar, për ato vlera të larta dhe për atë dashuri,dhimshuri e mëshirë që Zoti i botërave ka mjellë në zemrën tënde!
Tani, tani po më vijnë në mendje, kujtime nga më të bukurat, kujtime për të cilat më merr malli!

Kush më mbarti brenda vetes për nëntë muaj me radhë?
Kush m'i njomi buzët për herë të parë?
Kujt i prishej gjumi kur unë qaja?
Kujt i dridhej zemra kur unë sëmuresha?
Ishe ti, nënë,


Kush kujdesej për mua?
Kush vraponte pas meje kur unë rrëzohesha
dhe e ëmbëltonte me puthje vendin e vrarë?
Ishe po ti, nënë, ti ishe.

Kush më fali dashuri, ngrohtësi e ledhatime?
Kush më mësoi të dua, të jem i butë, i ëmbël dhe i sjellshëm?
Ishe ti, nënë,Ti nënë e shtrenjtë.

O nënë, fjalët dorëzohen përpara asaj që ndjen zemra. E shoh se jam shumë i paaftë të them atë që ti meriton!
Njëherë dikush pyeti nje njeri te ditur e shume te urte se kujt duhej t'ia kushtonte më së shumti mëshirën e tij. Ai iu përgjigj:
"Nënës tënde."
"Po pastaj?"
"Nënës tënde"
Sërish e pyetën: "Po pastaj"
"Nënës tënde" u përgjigj. Dhe kur e pyetën për të katërtën herë, u përgjigj "Babait".

Ndaj edhe une kam deshira ta zbatoj kete thenie derisa te jem gjalle, pasi per ty asgje nuk eshte e mjaftueshme.


  Gjithsej 128 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.