Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Semundjet e veshkave dhe aparatit urogjenital (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8648)


Postuar nga NS-6 datë 28 Shtator 2006 - 04:18:

hipertrofia beninje e prostates (3)

Cod. A28092006

beh,pacienti paraqitet (ne pergjithsi eshte nje person ne nje moshe mbi te 50 vjetet),thote qe kur urinon nuk ka me presion si dhe qe ka filluar te shkoje ca si shpesh ne banjo dhe se sapo del mund ti rishfaqet nevoja te urinoje perseri...po ashtu thote qe naten mund te cohet te pakten 2 here per te urinuar...
analizat qe behen per te konfirmuar nje dyshim per nje semundje fillojne nga ato me pak te dhimbshme (ose sic mund te thuhet me pak invazive) e duke ecur perpara drejt atyre me invazive qe ti shkaktohen sa me pak dhimbje pacientit!
gjera e pare qe i behet nje pacienti kur vjen ne ambulator dhe tregon kete gje nje urologu eshte ai i eksplorimit anal,kjo si pasoje e pozicionimit anatomik te prostates ne lidhje me zonen perfundimtare te zorres se trashe...distanca qe i ndan eshte shume e vogel dhe kjo ben qe te kete nje ndjeshmeri te mire te siperfaqes se prostates si dhe dimensioneve te saj!kjo mund te tregoje pak a shume se ne cilat dimensione eshte prostata si dhe te heqe mundesine e ndonje nodul (shpresoj te jete i njejti term edhe ne shqip...ajo qe dua te them me nodul eshte nje ngritje ne siperfaqen e sheshte) ne siperfaqen e jashtme te prostates,gje qe mund te drejtoje edhe ne nje mundesi te karcinomes se prostates (edhe kjo gje qe duhet konfirmuar normalisht sepse thjesht nje eksplorim rektal nuk eshte i mjaftueshem)...pra eksplorimi rektal eshte ai fillestari qe kryhet...nese pacienti nuk deshiron ti nenshtrohet ketij eksplorimi rektal ka si alternative ate te ekografise (por edhe ketu eshte nje forme transrektale qe jep pamjet me te mire,si dhe nje ekografi mbipubike) por qe do te ishte thjesht nje humbje kohe dhe lekesh duke qene se nese mjeku e sheh qe dimensionet jane me te medha se norma mund te kerkoje nje biopsi.
po ashtu pervec eksplorimit rektal eshte edhe nje analize tjeter (qe ka hapur shume debate per te cilat do te flas me vone, por gjithsesi perdoret mjaft nga urologet) qe eshte ai i PSA (prostate specific antigen).PSA eshte nje proteine qe prodhohet nga qelizat e prostates (sme kujtohet mire se nga cilat) dhe shtohet ne lengun seminal ku mban lengun ne nje gjendje "te shkrire"...ne rastin e nje karcinome vlerat e saj ne gjak do te jene mjaft te larta.ka raste qe PSA mund te perdoret si nje tip parametri per te pare se si rriten dimensionet e prostates me kalimin e kohes...vazhdon

figura e mesiperme tregon nje ekografi transrektale qe tregon prostaten.mund te dallohet mire zona periferike (ZP) dhe zona qendrore (ZC)...ajo ku shkruhet GL a CL se nuk dallohet mire eshte kanali uretral..poshte aty ku shihni harkun e zi dhe jane edhe parametrat eshte zona rektale.sic e shihni ekografia eshte ne gjendje te tregoje dimensionet si dhe te jape volumin...po ashtu mund te shohe edhe kufinjte e prostates (qe do te ishin te rendesishem nese do kishim karcinome) si dhe te vleresohet edhe struktura e brendshme qe normalisht duhet te jete homogjene...


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.