Forumi Horizont Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)


Postuar nga iliriusa datë 31 Tetor 2005 - 13:09:

I shoh syte e tu te ftohte... i shoh dhe per me teper e njoh ftohtesin qe njoh ne ata sy sepse e kam pare ne te mite sy. Ne netet e gjata perpara nje pasqyre te veshur me driten e henes me veshtronin pa reshtur ata sy. E me flisnin me nje gjuhe te huaj, qe ndoshta e kisha harruar, ndoshta s'e kisha folur kurre. Tundja supet me force qe ta flakja tej ate shtresez te kallkant mbi te mite sy..., e gjeja serish aty..., teksa zbehte te zezen ngjyre te syve te mi...
Ishte shtresa e dhimbjes qe me zinte portat nga mund te hynin ndjenjat qe te arrinin tek shpirti.
Sot e shoh ne syte e tu. Dhe e njoh! Vetem se s'di cilat fjale te te them qe ta shkundesh prej teje edhe te me shohesh ashtu sic jam...
Nje njeri i thjesht, pa intiriga, pa genjeshtra..., pa maske. Jam vetevetja.
Naive ndoshta, por vetevetja deri ne embrionin tim te fundit si qenie njerezore. Dhe ti ke frike..., ke frike te me shohesh sic jam! Ke frike te me shpalosesh shpirtin tend ne duart e mija ashtu sic e ke..., te reckosur e sakatuar nga jeta. Ke frike, dhe prape friken s'e pranon por e fsheh me ate shtresen e akullt, me nje indiferentizem fallso. Ti e fsheh! Por mos harro, e njoh ate lloj frike... e di ta shoh edhe tek ti. Gjithekush ka pasur nje version me te mire te vetevetes se ai qe shfaq..., gjithekush, edhe njeriu me i keq qe njeh. Por e strukin diku thelle, thelle nen mish e lekure, sepse dhimbja e ka trembur, tronditur, larguar...
I shoh syte e tu te ftohte. Nuk i urrej! Nuk i kam frike!
I shoh me durim! Me shpresen se nje dite do te mund ta permbysesh friken qe te ka zene portat dhe do te mund te vish tek une..., te me flasesh si dikur..., te mund te me rishfaqesh..., me syte e tu te qarte edhe shpirtin e leckosur qe buzeqesh pafajshmerisht!


  Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.