Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- qelizat burimore (staminale) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9587)
qelizat staminale embrionale (2)
Cod. B24072006
Ne fakt per keto qeliza jane duke u bere debatet me te medha etike. Sa per fondet mbi kerkimin ne Europe jane duke u shtuar, duke stimuluar edhe me teper kerkimin per keto qeliza...
E qe te mbyll ato qe po thoja per qelizat staminale embrionale :
Analiza gjenetike tregon qe ne qelizat staminale embrionale eshte e shprehur nje faktor traskriptimi i quajtur Oct-4 qe ka aftesine te komandoje nje grup te caktuar gjenesh dhe ben te mundur qe qelizat staminale embrionale te qendrojne ne nje faze te vazhdueshme ndarjeje duke mos u ndare ne nje forme perfundimtare (te diferencuar). Keto gjera i bejne keto qeliza te vecanta dhe me pak fjale jane ato qelizat ideale per zevendesimin e te gjithe pjeseve te trupit. Pyetja qe bente nje shkrim qe kam lexuar ishte se ku bazohen shkencetaret qe thone qe qelizat staminale embrionale jane pluripotente?
Normalisht qe pergjigja eshte NE EKSPERIMENTE.
Nese brenda nje blastocisti futet nje qeliza staminale embrionale (po e shenoj me shkurtimin QSE qe tani e tutje) te marra nga nje blastocist tjeter dhe kjo vendoset ne uterusin e nje miu femer,pasardhesit dalin kimera (nje perzierje mes qelizave te blastocitit te pare dhe asaj te blastocistit te dyte). Po ashtu nese injekton QSE ne nje mi te rritur (ne lekure ose ne kapsulen qe rrethon veshken) shkaktohet nje kancer qe quhet teratoma dhe nese kjo analizohet me mikroskop,paraqet qeliza qe jane te prejardhjes nga te 3 shtresat fillestare,gje nga cdo lloj,qeliza zemre,kocke,lekure,nervore etj...
Metoda tjeter eshte ajo in vitro. Me pak fjale te lihen QSE te diferencohen ne menyre spontane ose te drejtohen me ane te faktoreve te rritjes dhe te shihet se ne cilat qeliza do arrijne te ndahen.Normalisht qe rezultatet jane te njejte.
Si mund te diferencosh keto qeliza? Me perpara besoj se kam permendur perdorimin e faktoreve te traskriptimit si dhe formimin e nje ambienti te pershtatshem jetese te ketyre qelizave. Ne kete menyre mund te arrihet qe nje QSE te trasformohet ne nje qelize te diferencuar duke humbur keshtu ate aftesine e pluripotences.
Por nuk eshte kjo e vetmja menyre. nje menyre tjeter eshte edhe futja e nje gjeni ne gjenomen e qelizes staminale ne menyre qe te stimulosh qelizen qe te marrenje rruge te caktuar. Normalisht qe pervec ketij funksioni, gjeni i futur nuk do kete funksion tjeter.
Kurse per sa i perket nje menyre tjeter per te perftuar qeliza staminale pluripotente,eshte ajo e klonimit. Merr nje berthame nga nje qelize e rritur dhe e fut ne nje gamet femeror (ovocit) te cilit i eshte hequr materiali gjenetik. Mbi kete princip bazohet edhe vete klonimi.
Tani pyetja qe nuk i kam gjetur akoma nje pyetje te plote eshte:
pse gjith ai debat etik mbi keto qeliza?ku eshte problemi?
ka ndonjeri ndonje mendim?
Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.