Forumi Horizont Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)


Postuar nga Enya datë 12 Dhjetor 2006 - 02:48:

.,..


Postuar nga diabolic datë 13 Dhjetor 2006 - 16:29:

Vetem ti i dhe kuptim jetes time
asgje pa ty s'egzistonte me pare
Lutem para perendise sepse ty te krijoi
Ishe ti... prandaj une fryme marre.



Pas nje mungese 10 ditore u ktheva.Me kishte marre malli per ditet e mia pa ty,por jo per ty...


Postuar nga diabolic datë 15 Dhjetor 2006 - 05:29:

Skelete buzeqeshjesh me ndjekin nga pas dhe me klithin fjalet e fundit te harreses.Hienat perkundrazi qeshin permbi karkasat e shpirtrave te humbur,permbi ushqimin e tyre ditor, dhimbjen ...


Postuar nga Enya datë 15 Dhjetor 2006 - 05:39:

Post

...Sa me ka munguar zeri Yt melodioz qe shpeshher shpirtin tim ka qetesuar,
e dallget e mallit s`arriten ta mbysnin.Tjeter shpirt qeteson fjala jote,
tjeter shpirt acaron fjala ime...
Edhe per dhimbjen tende kisha nevoje,
per buzeqeshjen,shikimin,nje shtrengim dore apo nje perqafim tendin.
Kurre s`u bere i gjalle ne ditet e mia, ndaj po hedh vargje ne "Ditet e mia pa TY"...
Qofsh mire Shpirti im , qofsh mire....


Postuar nga diabolic datë 15 Dhjetor 2006 - 16:11:

Neser nese mundesh perpiqu ta vrasesh kujtimin tim qe endet ne mendjen tende dhe ste jep pergjigjet qe ti kerkon.
Neser nese mundesh dashuro dike tjeter ashtu si ke thene dhe se ke bere.
Neser nese mundesh tregohu e sinqert te pakten me veteveten sepse une neser nuk jam me , do iki ...


Postuar nga buzeqeshja datë 15 Dhjetor 2006 - 16:16:

shkrimet e tua me mallengjejn sa here i lexoj jan shum te bukura por nje gje s'arrij te kuptoj tek ti,po s'u lodhe me ditet e tua pa te ???? Pse s'perpiqesh qe ditet e tua ti besh me te sepse edhe pse ti sdo ta pranosh por ditet e tua me te do ishin shum me perfekte se ditet e tua pa te


Eshte kenaqesi te te lexoj gjithnje ...gjithe te mirat buza


Postuar nga diabolic datë 16 Dhjetor 2006 - 01:50:

Citim:
Po citoj ato që tha buzeqeshja
shkrimet e tua me mallengjejn sa here i lexoj jan shum te bukura por nje gje s'arrij te kuptoj tek ti,po s'u lodhe me ditet e tua pa te ???? Pse s'perpiqesh qe ditet e tua ti besh me te sepse edhe pse ti sdo ta pranosh por ditet e tua me te do ishin shum me perfekte se ditet e tua pa te


Eshte kenaqesi te te lexoj gjithnje ...gjithe te mirat buza




Faleminderit per komplimentat ...

Ditet e mia ndihen me mire pa te,me te vertet dikur ajo i jepte nje kuptim ,i jepte forme,ishte pikerisht ajo dita ime.Ndersa tani ajo eshte thjesht dikush qe une kam dashur shume por qe nuk eshte asgje per mua. Ishte ajo qe me beri te hapja kete teme e cila eshte shume personale ,eshte si tip ditari ku une shkruaj mendimet qe nuk arrij ti them , mendimet ku skan te bejn aspak me realitetin, me asgje .Por une vazhdoj te jem ky qe jam dhe ndiem me mire pa te ne ditet e mia,ne jeten time,ne zemren time.Une nuk jam perfet dhe nuk kerkoj perfetesi ne ditet e mia,megjithse beso se bashke me te keto dito dite mund te ishin gjithcka por perfekte kurre ...


Ja kalofsh mire Adi


Postuar nga diabolic datë 03 Janar 2007 - 01:23:

Eshte fllad pasioni ai qe ka mbeshtjell mendjen time.Me mban ngrohet dhe me jep fryme sa here qe venat e mia pertojn ti japin gjak zemres...


Postuar nga freeb datë 03 Janar 2007 - 20:07:

E kapa veten te ngerthyer pas nje iluzioni...sot vura re se kisha humbur nje jave nga jeta ime; sa shume qe me ofroi dhe sa pak une dita te marr prej saj. U perqendrova shume gjate tek ndjenja....apo iluzioni...?!

Kisha kohe qe po "rrija me ty", trazoja shpirtin; gabimisht besova se ishe ti qe po ma trazoje; vuajta pak...ndjeva se ndjenjat e mia s'kishin rendesi...Sot, e "urdherova" veten te dal prej asaj vetmie qe po me lodhte...Te ka lodhur ndonjehere vetmia me dike? Mua sot me lodhi kjo vetmi me ty...


Postuar nga Enya datë 04 Janar 2007 - 21:53:

Lightbulb

=Nuk e di se cilit personazh ju drejtova tek shkruaja ne ditet e mia pa ty.
Mbase nje personi qe vertet la gjurme malli ne memorien time;e nuk dita
sesi ta deboj embelsisht.Nuk dita,ose nuk desha me dit...
Edhe sot rishkruaj mbi kete bardhesi te zbrazet qe shume mire mund
te bej delete brenda nje sekondi cdo mendim timin.
E meriton te te rikujtoj,sinqerisht e meriton.Ti me ke dhuruar te qeshuren
tende aq te embel,zerin tend aq te lehte e melodioz,sa dhe sekretet tona
i kemi ndare bashke;dmth u rikthyem ne nje sekret te paprekshem.
Mbetem miq.Miq te zhytur ne mall.Mall qe nuk po fiket.
Harrova se ne vend te fjales shpirt me duhej te shqiptoja fjalen shok.
Shpeshhere ndjej boshllek brenda qelizave te ndjenjes sime.E mundohem
te mos bertas...Tani te jesh i sigurt se per ke ndjeja mungese:Ishe TI....=


  Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.