Forumi Horizont | Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Re: Komentet e shumta jane fukarallek
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Kryengritur
Emigrantisht
Ne rehatine e kulturave te huaja...
Per te treguar se ne...
Edhe pse qenie pa histori...
Perurojme spontanisht te ardhmen...
Dhe mundohemi ta imgjinojme,
[/B]
Fajtor, te lumte por me marsh morrat qe me quajte morr. :p
Shakate menjane, mos ler zhgenjimin e te tashmes te te deformoje te shkuaren. Mos ler depresionin kulturor te statusit quo te deformoje faktet, apo deshirat e revolucionit te deformojne identitetin.
Kam gjashte dite qe kam nje fotografi te Che Guevares si fotografine e profilit ne facebook. Ca cuditen, ca thone "kush esht ky?" Ikona e revolucionit, luftoi per nje popull, per nje identitet. Qe te fillosh nje revolucion duhet te kesh pasion dhe dashuri per identitetin shqiptar dhe ne qofte pasioni eshte kthyer ne percmim atehere ai ngelet nje zjarr pa oksigjen, fundi i te cilit do te jete i shpejte dhe i mbytur. Guevara ka thene "Let me say, at the risk of seeming ridiculous, that the true revolutionary is guided by great feelings of love” (Lermeni t'ju them, me rrezikun e te tingulluarit qesharak, qe revolucionari i vertete udhehiqet nga ndjenja te medha dashurie). Pa dashuri i dashur fajtor, nuk ka revolucion.
Eshte mungesa e financave si popull, klasa ekonomike, qe na ben te dukemi morra, dhe ne qofte se vertetesia e nje historie, identiteti i nje populli jetim, matet me pushtetin pas parave dhe propagandes e manipulimit, atehere une bej mire te largohem fare nga civilizimi.
Nuk hiqet dore nga idealet shqiptare te dhena nga prinder shqiptare sepse Shqiperia i ka rruget me gropa. Nuk perbuzet identiteti i dikujt per mungesen e autoritetit ekonomik.
Faje, sa zili ta kam ate mendje ( ndonjehere).
Flm Anem, Ing, Kati.
Balerina, nese mendon se morrat kane te bejne me status ekonomik je larg. Jo civilizimit por mesazhit.
Je afer per nje perceptim, çoroditjen e revolucionit. Mendoj se ne çdo kohe/epoke/periudhe ndryshimet kalojne hallakatshem, qofte brenda njeriut, qofte ne rruge. Nuk jane gropat e rrugeve qe ngadalesojne makinat, por gropat mendore qe ngadalesojne ndryshimet. Pa merak, jam pjese e zhgarravines
Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Fajtor, te lumte por me marsh morrat qe me quajte morr. :p
Shakate menjane, mos ler zhgenjimin e te tashmes te te deformoje te shkuaren. Mos ler depresionin kulturor te statusit quo te deformoje faktet, apo deshirat e revolucionit te deformojne identitetin.
Kam gjashte dite qe kam nje fotografi te Che Guevares si fotografine e profilit ne facebook. Ca cuditen, ca thone "kush esht ky?" Ikona e revolucionit, luftoi per nje popull, per nje identitet. Qe te fillosh nje revolucion duhet te kesh pasion dhe dashuri per identitetin shqiptar dhe ne qofte pasioni eshte kthyer ne percmim atehere ai ngelet nje zjarr pa oksigjen, fundi i te cilit do te jete i shpejte dhe i mbytur. Guevara ka thene "Let me say, at the risk of seeming ridiculous, that the true revolutionary is guided by great feelings of love” (Lermeni t'ju them, me rrezikun e te tingulluarit qesharak, qe revolucionari i vertete udhehiqet nga ndjenja te medha dashurie). Pa dashuri i dashur fajtor, nuk ka revolucion.
Eshte mungesa e financave si popull, klasa ekonomike, qe na ben te dukemi morra, dhe ne qofte se vertetesia e nje historie, identiteti i nje populli jetim, matet me pushtetin pas parave dhe propagandes e manipulimit, atehere une bej mire te largohem fare nga civilizimi.
Nuk hiqet dore nga idealet shqiptare te dhena nga prinder shqiptare sepse Shqiperia i ka rruget me gropa. Nuk perbuzet identiteti i dikujt per mungesen e autoritetit ekonomik.
Ho perso le parole....
Me mungon koha kur “fluturoja”, ku mendjen e kisha shnderruar ne nje fabrike prodhimi endrrash te pafund, endrra shumengjyrshe dhe shumeformshme…Me kujtohet se “kembet ne toke” me jepnin ndjesine e nje njeriu te rendomte, qe kenaqet me ate se cfare i ofrohet dhe me ato pak caste hyjnore qe mund t’i grabise frymezimit te nje momenti te shperqendruar. Me pelqente te rrija gjithnje pezull, te krijoja boten time te pambukte prej reve dhe te vazhdoja te quhesha vajza me fytyre mistike dhe shikim te mistershem. Papritur nje kandil shprese dhe drite kishte ndricuar gjithe qenien time dhe erresira e kishte humbur vendin e vet. Atje isha ajo qe doja te isha, e lire dhe e shpenguar per te thithur caste, kaperdire ore dhe per te perqafuar jave e muaj qe sot e kuptoj se me kane bere te zbuloj dimensione te tjera te vetes, disa karaktersitika qe ndoshta as vete nuk e dija qe i kisha.
Kisha armen me te fuqishme, fjalen, dhe nje fjalor te pasur ndjenjash qe me zienin perbrenda dhe arrinin te preknin realitetin permes buzeve te lapesit, duke u puthitur me vertetesine e ekzistences time nepermjet clirimit te nje ndjesie te kendshme, qe ne momente te caktuara behej lehtesisht e pershkrueshme dhe ne te tjere momente kapricoze dhe mshefte, por pa humbur sensin e sinqeritetit dhe ciltersise.
Sot pozicionet kane ndryshuar. S’ka me ndjesi hyjnore, ndricim, frymezim, intensitete ndjenjash te derdhura ne buzet e lapesit. E gjithe kjo sepse nuk ka fjale, sepse nuk ka magji, sepse nuk ka deshire dhe vullnet te mire. Realiteti e realizoj normen e tij te ndrydhjes dhe endrrat kane mbetur jashte. Negociatat jane prishur. Duam apo nuk duam lendimet kane nje marredhenie te zhdrejte me ne dhe te godasin aty ku te dhemb me shume.
Sot po m’u kendoka “ ho perso le parole”…..
Po genjej veten se fjalet kane humbur diku ne vallen e tyre te shfrenuar te imagjinates dhe fantazise dhe se do rikthehen tek une, kur te kujtohen…..
Ho perso le parole
eppure ce le avevo qua un attimo fa,
dovevo dire cose
cose che sai,
che ti dovevo
che ti dovrei.
Ho perso le parole
puo darsi che abbia perso solo le mie bugie,
si son nascoste bene
forse pero,
semplicemente
non eran mie....
http://www.youtube.com/watch?v=OVOaHJnEa3M
Jam e sigurte se do kesh te tjera ndjenja hynore akoma me te cmendura.
Ps :un sot jam e lumtur... ne zemren time ka djell edhe pse koha jahte, eshte e shemtuar... me ne fund, "maître de mes sentiments"
Per kete jam e sigurte edhe pse ndonjehere kur i rikthehem shkrimeve te meparshme ne kete forum merzitem me veten se perse "lapsi" nuk ka gjetur nje shteg per t'u shprehur ashtu sic do te donte per ca gjera.
Por gjithsesi, keto kohe edhe pse me provime jam % me teper tek nje projekt i imi personal dhe me jep kenaqesi kjo gje.
ps: Ti e di qe gezohem kur te shoh solare si te njoh dhe kam deshire te te shoh gjithnje.
Virtualiteti ne te vertete eshte variant stand by. Eshte kanal filtrash. Si vrima te rrumbullakta makine grirese, ku realiteti kalon proçesin e perpunimit. Behet i pertypshem, perzjehet me dhjamerat, kthehet ne qofte. Perkundrejt deshires se sqime-holleve qe dhjamin mundohen ta ndajne me çdo kusht nga mishi.
Bluhemi permes rrotullimit te detyruar te makines grirese. Ne kapjen e hekurt te buzeve te tavolines, ne kufirin mes lartesise dhe humneres. Hyjme reale e dalim virtuale. Hyjme me endrra e dalim me pritje. Paketohemi ne variante te gatshme emailesh, facebookesh, msn-sh. Paketa prej 500 gr me çmim te caktuar ne etikete. Me qellim qe perdorimi te behet imediat, i shpejte... dhe cikli ushqyes-dhjeres ti lere vendin dekompozimit natyror.
Jetojme permes filtrash... me vrima te barabarta, ku njerezit vene syte kurioze te shikojne ç'ka matane. Dhe shikojne perpikmerisht zmadhimet mishtore mashkullore-femerore. Poshte ose lart, s'ka rendesi. Rendesi ka qe Letrat e Dritero Agollit qendrojne akoma te vlefshme, teksa makina e mishit rrotullon dorezen me ngadale, si dikur rrotat e biçikletes se postierit.

Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.