Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 26 Tetor 2006 - 21:58:
































If you forget me-Pablo Neruda





I want you to know
one thing.

You know how this is:
if I look
at the crystal moon, at the red branch
of the slow autumn at my window,
if I touch
near the fire
the impalpable ash
or the wrinkled body of the log,
everything carries me to you,
as if everything that exists:
aromas, light, metals,
were little boats that sail
toward those isles of yours that wait for me.

Well, now,
if little by little you stop loving me
I shall stop loving you little by little.

If suddenly
you forget me
do not look for me,
for I shall already have forgotten you.

If you think it long and mad,
the wind of banners
that passes through my life,
and you decide
to leave me at the shore
of the heart where I have roots,
remember
that on that day,
at that hour,
I shall lift my arms
and my roots will set off
to seek another land.

But
if each day,
each hour,
you feel that you are destined for me
with implacable sweetness,
if each day a flower
climbs up to your lips to seek me,
ah my love, ah my own,
in me all that fire is repeated,
in me nothing is extinguished or forgotten,
my love feeds on your love, beloved,
and as long as you live it will be in your arms
without leaving mine.














   


Postuar nga amor alucius datë 28 Tetor 2006 - 21:17:

Isha ne autostrade me 110 km/h,ai ishte ne sediljen perkrah meje,ne gjume.Kishte punuar deri vone,e udhetimi prej 2 oresh ne makine e kishte lodhur dhe me teper.Ne ate moment mendimet e castit ishin te shumta,mgjth mund t'i permblidhja me nje fjale te vetme:lumturi.Aty perkrah kisha nje thesar njeriu,kjo me mjaftonte per t'u ndjere totalisht e plote.


Postuar nga amor alucius datë 10 Nëntor 2006 - 02:35:

Isha ulur sot ne zyren time,e ndersa shihja nga muret e xhamta njerezit duke kaluar neper korridor me coi mbrapa ne kohe.Atehere kur kishte filluar aventura me e madhe e njekohesisht me e cmendur e jetes time.Me solli mbrapa,pikerisht ne diten kur kisha shkelur per here te pare shkallet qe atehere m'u dukeshin gjigante te Fakultetit.Me solli mbrapa ne diten ku gjithe ato qe kisha perreth me dukeshin freaks gati per te shqyer cdo fjale qe dilte nga goja e proff.eve.Nuk kisha pare akoma anen e tyre te dobet,stressin,nganjehere dhe lotet.Sfidat e veshtira,per mua,ja vlejne me teper se cdogje,te japin sodisfaksione te pakrahasueshme.Natyrisht,cdogje eshte kalimtare(per fat thuaj),me ka ngelur dhe pak nga trajekti im...mgjth jam e sigurte qe diten qe do dal nga aty do ndihem e trishtuar.Trishtuar pasi do le mbrapa njerezit/vendet qe hapen boten per mua,qe me dhane gjitha mundesite per t'u zhvilluar si individ.


Postuar nga amor alucius datë 12 Nëntor 2006 - 01:29:

Kohet e fundit me ka mberthyer nje deshire e cmendur per te perpire gjitha gjerat qe kam afer e qe di qe se shpejti do me mungojne deri ne ekstrem.Kam filluar te perjetoj cdogje sikur te ishte e fundit,e njefare tensioni trishtues me shoqeron.Pa lene ca situata mbrapa shpine s'mund te ecesh perpara,s'mund te evoluosh,ne momentin qe ndjen dhimbje deri ne kocke kupton qe po evoluon si njeri-thote im ate...Por me cilin cmim?!

-------------------------------

Sot kuptova dhe njehere me se miri qe njeriu kur shkon ne nje restorant chique ne te vertete paguan per gjatesine e tavolines.Ne dreke sot me partnerin tavolina ishte aq e gjate sa filloi te me nervozonte cdogje qe kishte te bente me restorantin,ne nje pike u ngrita,mora karrigen dhe vajta dhe u ula ne cepin perkrah.Per nje sekonde humba ne syte e tije.
  

 


Postuar nga amor alucius datë 28 Nëntor 2006 - 02:20:

Kohet e fundit ditet e mia zvarriten ne nje qetesi totale,me gjithe pasojat e nje gjendjeje te tille,nje lodhje e ndjeshme meta-fizike.Dal nga shtepia ndersa jashte eshte erresire totale,e poashtu kthehem ne nje erresire totale.
Njerezit qe tashme frekuentoj jane eksluzivisht njerezit e fushes time,le ta qartesojme qe jam e "detyruar" ti takoj gjate dites ndryshe kush e di sesa do i shihja dhe ato.Sa do doja te kisha pak kohe per miqet e mi qe s'ndoqen te njejten udhe,ndjej nevojen e nje varieteti keto kohe.Me kishin lajmeruar ketu koheeeeee e me pare kur fitova konkursin qe duhet ti jepja lamtumiren jetes sociale me njerez jashte Fakultetit por s'mendoja qe ishte deri ne kete pike.Mgjth,cdogje eshte kalimtare...Yup,cdogje eshte kalimtare.


Postuar nga amor alucius datë 02 Dhjetor 2006 - 02:35:

Sot isha ne kontakt me vdekjen,mund ta nuhusja,te ndieja kthetrat e saja,te ndieja deshperimin e njerezve qe e ushqenin ne vete...mgjth s'ishte dicka qe me tronditi.E kjo me frikeson.Me frikeson fakti qe fenomene te tilla tashme kane heshtur te me gervishin shpirterisht.Nuk e di.Di qe vdekjen se shoh perhere si dicka negative,e kjo me ka ndihmuar ne te kaluaren te pranoj/perpunoj ndodhi te caktuara.

Te gjithe jemi ndaj nje rruge te tille,dikush me heret,dikush me vone...ne shqipetaret duhet te mesojme te celebrojme pjesen e jetes gjate te ciles kishim nje njeri afer,ngrohtesine qe na jepte e jo vetem te qajme per boshllekun qe le dikush(ndjenje egoizmi?!)...E nese ne nje moment natyra i jep nje detyre tjeter ne ciklin e saje,duhet ta pranojme me nje buzeqeshje,sado e hidhur te tingelloje si ide.


Postuar nga Nigo datë 02 Dhjetor 2006 - 03:06:

Nuk e di se si mundet ta përballonte Julia(nqs. do të ishte e rritur) gjith këtë thënijen tënde Amor...Un për vete do të tërhiqesha

 


Postuar nga amor alucius datë 02 Dhjetor 2006 - 03:12:

Citim:
Po citoj ato që tha Nigo
Nuk e di se si mundet ta përballonte Julia(nqs. do të ishte e rritur) gjith këtë thënijen tënde Amor...Un për vete do të tërhiqesha

 


Shpresoj nje gje: qe Julia te zhvillohet deri ne ate pike sa te kuptoje thenien time me lart.Besoj qe ky eshte urimi me i ndjere ne shpirt qe mund t'i beja.

Jepi nje te puthur nga teta E.


Postuar nga Nigo datë 02 Dhjetor 2006 - 03:26:

Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Shpresoj nje gje: qe Julia te zhvillohet deri ne ate pike sa te kuptoje thenien time me lart.Besoj qe ky eshte urimi me i ndjere ne shpirt qe mund t'i beja.

Jepi nje te puthur nga teta E.



Ja dhash teta E.(të puthurën)  

Je e nolt.(i kom ke aktet,një dit do ja tregoj......të betohem)

 


Postuar nga amor alucius datë 28 Dhjetor 2006 - 16:25:

Mmmmmmmmm...te qenit ne shtepi,se kisha imagjinuar qe do me kishte munguar kaq shume

Sikur te besoja ne perendi do e kisha falenderuar tani me teper se kurre per mundesite qe me ka dhene qe ne kete moshe!

Miremengjes B.


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.