Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 15 Korrik 2006 - 05:18:

...


Postuar nga Isra datë 17 Korrik 2006 - 12:13:

...mesazh inspirues


Postuar nga Klodel datë 02 Gusht 2006 - 22:20:

Hena pa yjet nuk ka kuptim as ne toke


Postuar nga Klodel datë 03 Gusht 2006 - 22:50:

Gjithe kete kohe e kam patur trurin dyst. Kam dashur qe ta kem keshtu, larg mendimeve, larg filozofive. Sot mora vesh dicka qe serisht me beri te dridhem dhe t'i them vetes, akoma nuk zure mend me e lagu se lagu? te tjeret luftojne per jeten dhe ndaj tragjedive, ti vret mendjen per idiotizma, a thua i zgjidhe tragjedite e tua dhe te mbeten idiotizmat per t'u marre. Dhe ne keto momente serisht revoltohem dhe dua te shperthej. Ta bej cope e cike ne therrime me te imta se kokrrizat vanitetin njerezor. Ate krimb qe s'te le te qete te perballosh c'fare te rezervon jeta, por te thith e te thith energjine qe duhet ta dedikosh ne gjera me te vyera.
Sa kohe bosh e te vyer humbasin njerezit me nderlikime e sternderlikime, me thashetheme, me kuriozitete idiote, me hedhje poshte njerezish, me hedhje poshte shoqerish, me hedhje poshte te gjithshkaje te cilter, me hedhjen poshte shpirterash. Sa e komplikuar qeka te jesh njeri. Ne fakt nuk eshte aq ekomplikuar, por na pelqen te komplikojme gjerat qe jane teper te thjeshta. TE duash, te jesh njeri i mire, te kesh respekt per te tjeret, te dish te vleresosh ate qe te dhurohet me gjithe shpirt, te shohesh punet e tua, e te ndihmosh ke ka nevoje. Kaq pak do mjaftonte por kaq e veshtire qenka te arrihet.

por le te mos humbim shpresat.......


Postuar nga Klodel datë 04 Gusht 2006 - 00:00:

relaxing the eyes with the nature....... Le te merret Zoti me njerezit. Si i duron ai qofte.


Postuar nga lorie datë 04 Gusht 2006 - 00:37:

Ana

ku e gjete ate pikturen me henen dhe yjet? Ekziston vertet nje vend i tille ,di gje ku ?


Postuar nga Klodel datë 04 Gusht 2006 - 00:41:

Ta dergova dhe ty por m'u kthye mbrapsh. Me erdhi me email. Me dergo adresen tende te yahoo's se kishte sh foto si attachment, vertet te mrekullueshme.


Postuar nga Cindi datë 04 Gusht 2006 - 09:37:

Analiste ajo fotografia eshte ne Prage? Ah so do te desha te isha ne Prage, lum si ti. E di qe nuk je shume e pasur, por po te vij tek ty e di qe do te me japesh tjeter pasuri, pasurine e shpirtit tend dhe bukurite e Prages Europiane.


Postuar nga Klodel datë 04 Gusht 2006 - 11:30:

nuk eshte Praga eshte Karlovy Vary nje qytet bote me vete fare e dua shume ne kohen e veres. Po te vish ikin ne llixha. se eshte i famshem per kurat e tij. Qytet i preferuar i aristokracise ruse vazhdon te jete ende i preferuar nga ruset dhe gjithe te tjeret.


Postuar nga Klodel datë 06 Gusht 2006 - 16:48:

mendja dyst kraharori zjarr. Dyluftim i perjeshtem i by boteve brenda meje? U be kaq vite qe po e kerkoj uren qe t'i lidh por s'po ja dal dot. here triumfon njera here triumfon tjetra. por asnjera nuk zgjat mjaftueshem. dhe une vazhdoj te kerkoj, te kerkoj vetveten, te kerkoj realitetin tim. Po cili eshte? Gjithshka varet nga kendi qe e shikon. Dhe nga cdo kend i ndryshem realiteti eshte i ndryshem. Teper coroditese kjo lekundje mes kendeve te ndryshme. Ec e gjeja fillin lemshit plot nyje.


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.