Forumi Horizont Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)


Postuar nga Demokrate4ever datë 03 Mars 2006 - 01:46:

sa mire ishte per 2 dite forumi i mbyllur.. mendim i castit


Postuar nga lost_soul datë 04 Mars 2006 - 04:41:

Nje mendje intelegjente eshte ajo qe arrin te abstragoje cilesite e objekteve nga vete objektet. Keshtu ka lindur koncepti i ngjyrave psh. Po ashtu edhe numrat. E dini kush mendoj une eshte matematikani me i madh i te gjitha koherave?? Ai qe kuptoi qe dy dele dhe dy peme kane dicka te perbashket dhe te shkeputshme nga vete keto objekte.

Ne njerezit jetojme sipas rregullave qe na jane imponuar qe ne diten zero te jetes, prandaj dhe na duken si pjese intrinsike e jona, por nuk eshte ashtu. Ato nuk kane te bejne me ne, ato vetem jane te domosdoshme per mbijetesen tone.... e kam fjalen per mbijetesen fizike, jo ate shpirterore....

.... nje mendim jo i castit ky, e kam pas prej kohesh......


Postuar nga skunkanansie datë 04 Mars 2006 - 06:11:

Ajo vajze....

Mendimi per te me shtyp vazhdimisht cdo qelize te trupit.Eshte vetem pak dite me e madhe se une.Dikur banonim ne te njejten lagje,ndersa tani...
Tani ajo vajze eshte ndryshe.Ka mbetur vetem.Miq te saj,si duket ,jemi vetem ne qe s'guxojme ta perballojme veshtrimin e saj ku perzihet dhembja,urrejtja dhe nevoja njerezore per ngrohtesi dhe dashuri....
Diten ecen e vetme,gjithemone me nje traste te vogel ne dore,ku ,cdo dite,te gjithe shohin ca patate dhe nje qerekbuke,ushqimi i saj i perditshem.Ecen me koken drejt pa pare asnje,asgje,aske,.....
Syt e saj humbasin ne hapsiren e pafund qe i mbeshtillet rreth qafes hollake duke ia marre frymen...
Ndersa nata....
Nata,me sa duket,eshte e vetmja qe e ben te ndjehet e qete.Packa se frika,ndrojtja...ndjehen ne hapat e saj here te shpejte e here te ngadalte gjer ne pafuqi...
Nga ballkoni ne gjysmeterr e shoh tek largohet e shoqeruar prej nje burri te gjate e trupmadh.Teper trupmadh 18vjetet e saj,qe e rendojnembi supet sa nje shekull...
Sonte qenka nje tjeter...
Tjeter do te jete edhe i nesermi..
Edhe nje tjeter nje dite me pas...
Gjersa...Gjersa shpirtin e saj te shkelur prej fjalesh,shqelmash,goditjesh,fyerjes ta mbys urrejtja....
Urrejtja per boten e saj dhe fatin e saj......


Postuar nga volter datë 04 Mars 2006 - 15:27:

Edhe me shume ndiej nje nostalgji te brendshme brenda vetvetes sime, pasi ajo vecse me ka futur brenda embrionit mahnites..

pershendetje


Postuar nga ~Enigme~ datë 05 Mars 2006 - 01:31:

Cuditem se sa keq po e shkel kohen sot!!!! Sa ecje e shkujdesur!!!!!


Postuar nga Demokrate4ever datë 05 Mars 2006 - 04:29:

Tek shkruaj fjale memece si pergjigje marr pergjigjet memece...
e cfare quhet ndershmeri ne kete bote?Dalja jashte vetvetes, apo mbyllja ne vetevete?


Postuar nga Lela_Dr datë 05 Mars 2006 - 04:32:

Mendoj qe lodhja e njerezimit nuk ka fund, sepse sa here hap pc, c'do lodhje e trupit tim trasformohet ne humor, gezim, heshtje dhe prap lodhje.


Postuar nga lost_soul datë 05 Mars 2006 - 09:17:

fillon me "s" dhe mbaron me "e"

si perdite, marr metrone per te shkuar ne pune, dhe si perdite gjen aty muzikante te ndryshem duke bere muzike dhe lypur.... o zot sa i patalentuar ishte nje muzikant qe pashe nje dite..... dhe se c'me hypi nje mendim i pergjithshem.... edhe te deshtuarit kane te drejte te ekzistojne diku..... dhe te bejne zhurme..


Postuar nga volter datë 05 Mars 2006 - 23:46:

qetesi dhe nje heshtje e lodhshme, vetem se ajo goca e Prishtines dhe e Ferizajit me beren per vete, dhe me cuan ne nje filozofi te trishte... Mbaj mend qe kam kaluar shume mire, dhe lodhjen e hoqa qafes fare...

Uh sa e cuditshme ky mendimi i pergjithshem


Postuar nga volter datë 05 Mars 2006 - 23:55:

qetesi dhe nje heshtje e lodhshme, vetem se ajo goca e Prishtines dhe e Ferizajit me beren per vete, dhe me cuan ne nje filozofi te trishte... Mbaj mend qe kam kaluar shume mire, dhe lodhjen e hoqa qafes fare...

Uh sa e cuditshme ky mendimi i pergjithshem


  Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 17 18 19 20 21 22 23 24 25 [26] 27 28 29 30 31 32 33 34 35 » ... E fundit »
Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.