Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 251 252 253 254 255 256 257 258 259 [260] 261 262 263 264 265 266 267 268 269 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga AngelDevil datë 04 Mars 2010 - 19:11:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Virtualiteti ne te vertete eshte variant stand by. Eshte kanal filtrash. Si vrima te rrumbullakta makine grirese, ku realiteti kalon proçesin e perpunimit. Behet i pertypshem, perzjehet me dhjamerat, kthehet ne qofte. Perkundrejt deshires se sqime-holleve qe dhjamin mundohen ta ndajne me çdo kusht nga mishi.

Bluhemi permes rrotullimit te detyruar te makines grirese. Ne kapjen e hekurt te buzeve te tavolines, ne kufirin mes lartesise dhe humneres. Hyjme reale e dalim virtuale. Hyjme me endrra e dalim me pritje. Paketohemi ne variante te gatshme emailesh, facebookesh, msn-sh. Paketa prej 500 gr me çmim te caktuar ne etikete. Me qellim qe perdorimi te behet imediat, i shpejte... dhe cikli ushqyes-dhjeres ti lere vendin dekompozimit natyror.

Jetojme permes filtrash... me vrima te barabarta, ku njerezit vene syte kurioze te shikojne ç'ka matane. Dhe shikojne perpikmerisht zmadhimet mishtore mashkullore-femerore. Poshte ose lart, s'ka rendesi. Rendesi ka qe Letrat e Dritero Agollit qendrojne akoma te vlefshme, teksa makina e mishit rrotullon dorezen me ngadale, si dikur rrotat e biçikletes se postierit.



me leje .... ka te drejte autori kjo leter apo mund ta vjedh...


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 251 252 253 254 255 256 257 258 259 [260] 261 262 263 264 265 266 267 268 269 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.