Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 252 253 254 255 256 257 258 259 260 [261] 262 263 264 265 266 267 268 269 270 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 07 Gusht 2006 - 03:02:

Duke u perpjekur te mos humb vetveten edhe pse cdo gje e vyer e imja hidhet dhe shkelet poshte me mizorine me te madhe. PO perpiqem t'i mbush mendjen vetes. autosugjestion pozitiv Shpresoj.

-----------------------------------------------------
Shpesh here kur jep gjithshka qe ke ne shpirtin tend, ndjenjat, perkedheljet, mendimet, dashurine tende dhe nuk merr asgje mbrapsht, ose ajo qe jep te shkelet me kembe, krijohet nje zbrazeti. dhe kjo zbrazeti dhemb. Dhemb ndoshta me shume pamundesia per te dhene me tej, dhe ne keto momente mendja jote pyet zemren.
- Pse jep gjithshka qe eshte me e vyera qe ke dhe me vone nuk te mbetet asgje per vete?
Zemra pergjigjet:
-Sepse egzistoj per te dhene dhe kjo eshte arsyeja e egzistences sime.

Dhe mendja vazhdon te pyese: Por ti jep gjithcka dhe nuk merr asgje mbrapsh pse e ben kete?

Zemra pergjigjet: Nuk mundesh te dhurosh me kushte, dhurata eshte nje dhurate e shpirtit dhe kjo vlen per te gjitha gjerat qe jane shpirterore. Une nuk jap per te marre, jap sepse keshtu me mbushet shpirti dhe ne universin e shpirtit asgje nuk humb. Ndoshta personat presin per momentin e duhur, ndoshta nuk e kuptojne, ndoshta eshte shume heret per kete lume jete. E di qe nje lume nuk rresht kurre se rrjedhuri? Keshtu eshte dhe shpirti, rrjedh pa ndalim dhe ne nje moment te gjitha dhuratat do te pranohen.

Por mendja vazhdon te pyese. Por ku fillon ky burim? Nuk ka fund?
Zemra pergjigjet:
- Gjithshka qe ne jemi u krijua nga gjerat qe na kane dhuruar dhe qe u kemi dhuruar te tjereve. Eshte nje proces pasurimi i pafund dhe nga kjo lind burimi dhe nuk ka fund sepse shpirti eshte i perjetshem. Ke me pyetje?

Dhe mendja tha, po kam. Cili eshte sekreti per te mos vuajtur?

Zemra pergjigjet:
- Te dashurosh pa pretendime, te dhurosh pa pretendime, por gjithashtu te dish sa te dhurosh. Nuk mund t'i japesh nje femije ushqimin e nje te rrituri se nuk ja pranon organizmi, ashtu sic nuk mund t'i japesh nje njeriu qe nuk ka etje uje. Do ta lere pergjysem ose do ta derdhe. Gjithashtu duhet te shpresosh dhe te kesh besim tek zoti. keshtu e gjithe lumturia jote do te varet nga ty dhe jo nga te tjeret. Nese nuk ke pretendime nuk ke as zhgenjime si rrjedhoje as nuk do vuash. Do te jesh vete nje burim lumturie per veten tende.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 252 253 254 255 256 257 258 259 260 [261] 262 263 264 265 266 267 268 269 270 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.