Forumi Horizont Gjithsej 639 faqe: « E parë ... « 254 255 256 257 258 259 260 261 262 [263] 264 265 266 267 268 269 270 271 272 » ... E fundit »
Trego 639 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mbi këtë forum (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=111)
-- Vërejtje,sugjerime, opinioni juaj mbi këtë forum (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15274)


Postuar nga Fajtori datë 23 Tetor 2009 - 03:52:

Per kusurin:

1.
Ideja e propozimit te moderatoreve sipas deshires eshte abandonuar me kohe, pikerisht qe te evitohen njerez te etur per pushtet te kerkojne moderatorllik. Ka ecur mjaft mire deri tani duke i zgjedhur vete stafi personazhet per moderim. Jane zgjedhur, propozuar dhe fituar njerez vertet interesante.

2.
Banet nuk kane pse diskutohen me referendum, sepse i bie te kalojme diten tek "Verejtje dhe sugjerime...". Banet vendosen rralle, kur ofendimet behen vertet litar dhe tejkalohen dukshem normat. Dhe megjithate, kur stafi ben ndonje ban te tepert, ekzistojne anetaret qe protestojne dhe i kthejne llogjiken. I tille eshte dhe rasti i al74 dhe Smoker, te cilet bene mire qe dhane mendimin e vet.
Ajo qe tha Lezhiani eshte 100% e vertete. Nese kalohet demokracia jashte stafit mund te nderhyjne dhe manipulojne nicke te regjistruar enkas, ne mos i njejti person me nick tjeter.

3.
Sondazhet mbi rotacionin e admineve vertet jane harruar pas deres. Ne kete rast nuk eshte zbatuar rregullorja. Por mesazhi i agates eshte shfrytezim i nje rasti per te ngritur kritika te cilat kur ishte moderatore nuk i ka permendur ndonjehere. Nuk eshte hera e pare qe nje moderator i vjeter zgjohet befas dhe shfrytezon cilindo rast per te treguar se forumi ka probleme. Ama kur eshte ne staf rri urte e urte. Kete kembane le ta degjojne ata qe jane moderatore tani, ne menyre qe mos flasin kot ne te ardhmen, por ti thone gjerat ne ta tashmen.

4.
Problemi ne fjale (i kurtit) eshte i thjeshte dhe nuk eshte mire te shfrytezohet nga agata apo angeldevil per te arritur konkluzione madhore. Ai ofendoi dhe mori ban. Nese duhet mbajtur jashte forumit kjo eshte plotesisht e diskutueshme, prandaj po diskutohet dhe ne staf. Me gjate s'kemi cfare diskutojme. Fundja jane sharjet dhe atmosfera e keqe qe largon anetaret qe ia vlejne.
Mendimi im personal (meqe u ngacmua kjo teme). Kurti permban nje agresivitet qe kisha vene re qe ne mesazhet e para. E dija qe e kishte brenda nga menyra si shkruante ("pathetic", "weird", dhe "looser" ne çdo teme). Pra me duket e sakte ajo qe thote turll. Por edhe te largojme dike perfundimisht per nje sharje nuk me duket e mire. Puna eshte te gjejme gjuhen. Fundja ketu jemi dhe nese vazhdojne problemet do vihet ban tjeter, e ndoshta atehere do binden dhe te tjere qe duhet vene bani. Sidoqofte, shpresoj te gjejme gjuhen me njeri tjetrin dhe me kurtin. Kusuri eshte e thjeshte si drita e diellit. Po shave do dalesh jashte. Po te shane denonco mesazhin (dhe tani qe u be i madh ky muhabet besoj do vihen re me mire provokimet qe i behen kurtit).

Gjithe te mirat.


  Gjithsej 639 faqe: « E parë ... « 254 255 256 257 258 259 260 261 262 [263] 264 265 266 267 268 269 270 271 272 » ... E fundit »
Trego 639 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.