Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 255 256 257 258 259 260 261 262 263 [264] 265 266 267 268 269 270 271 272 273 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Mungesen e aftesise per te mesuar nga gabimet e te kaluares e kam konsideruar perhere si defektin me te madh te njerezimit.E une si nje therrime e njerezimit,e kam te veshtire te mos ju jap gjerave nje shanc te dyte,edhepse jam ne diturine e plote qe njeriu bie ne riperseritje.Natyrisht,me kalimin e kohes njeriu nderton mure mbrojtese,sisteme evitimi...edhepse se di nese kjo eshte dicka pozitive.Per dicka jam e sigurte;qe keto mure mbrojtese na largojne nje hap me tutje nga te tjeret.
-----------------------------------------------
Sot jam e lumtur,jam e lumtur per faktin qe me ne fund mund ti lejoj vetes te fle me teper se 3-4 ore ne nate,e lumtur qe mund ti lejoj vetes pak jete sociale.Te pakten per ca dite.
Mgjth,lumturia ime s'ka te beje vetem me nje ndjenje ego-centrizmi,ka te beje dhe me ty.Nje dite ne bisede e siper me pyeten se cfare ingredienti duhet per te qendruar gati 3 vjet me nje njeri,e pergjigja ime ishte: aftesia jote per te dashuruar ne forme te paster,larg mendje-vogelsise,e poashtu aftesia ime per te mesuar nga ti.Kam pasur perhere zili pasionin tend me te cilin i ben gjerat;nese te tjeret jepen 100% ne nje gje,ti je ai qe jep 101%.Dicka e tille eshte art.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 255 256 257 258 259 260 261 262 263 [264] 265 266 267 268 269 270 271 272 273 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.