Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 256 257 258 259 260 261 262 263 264 [265] 266 267 268 269 270 271 272 273 274 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 16 Gusht 2006 - 04:00:

Dua ti thurr nje kenge zemres sime ( mendoj zemres se Klodel jo ndonje personi tjeter qe mos keqkuptohemi).
Eh moj zemer te degjova deri tani, tani u rrebelova dhe ndaj teje. s'te degjoj me. edhe ti me tradhetove dhe me zhgenjeve. as zeri jot nuk duhet degjuar shume, sepse eshte ze qorr, i verber.
Mendjes nuk i thurr asgje, qe mos largohet perseri, sapo rishkeli ne hapesiren qe kishte braktisur prej kohesh, ne fakt ne hapesiren nga e cila ishte degdisur diku tutje, larg.
Perfundimisht duhet balance dhe asgje ne ekstrem. cdo ekstrem demton shendetin.
Me kishte munguar e qeshura ime, ajo e shpirtit. Kush e mendonte se do mund te ma falte nje person i rastit? i dale si me porosi nga lart vetem me kete mision.

Dhe do e le veten te lire. JO te lire te ndjek zerin e zemres si dikur, apo zerin e arsyes si para dikur.....Te lire qe te qesh, te qesh aq fort sa te degjohet si jehone e forte, sikur qindra kembana kishash bien ne te njejten kohe............ pa pushim dhe ky tingull i forte le te shurdhoje njerezit qe me kane gervishtur shpirtin, here ngadale pa e kuptuar, dhe here haptazi. Le te shnderrohen te gjithe lotet e mi, netet pa gjume, ankthi, pritjet, pergjerimi pa pergjigje ne tinguj kembanash. Le te shurdhohen te gjithe dhe te kuptojne qe ENOUGH IS ENOUGH. dhe une do qeshhhhh se kam lindur qe te qesh, sepse ime me me do te qeshur dhe im ate me do te qeshur dhe im vella me do te qeshur...... prandaj me kane si driten e syve.... Do qesh sepse e kam te qeshuren te bukur, dhe sepse nuk e di kush do mund te bjere ne dashuri me te qeshuren time.... rastesisht. Nuk ndodhin te gjitha gjerat rastesisht?


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 256 257 258 259 260 261 262 263 264 [265] 266 267 268 269 270 271 272 273 274 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.