Forumi Horizont Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 258 259 260 261 262 263 264 265 266 [267] 268 269 270 271 272 273 274 275 276 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga lorie datë 19 Maj 2005 - 04:58:

Gjuha shqipe eshte kaq shume dramatike

Nje fjali e tille si : me shkaterroi kjo puna -mua me ben te ndihem keq,me streson.Keshtu u shpreh ai sikur po jepte shpirt dhe donte pak meshire.MAH! Eshte e perbere me nje ton kaq gjykues dhe te rende.
Shkaterrim! Uhh.
Por sot vure re qe eshte dhe pasionante.
Te dashuroj ty shume-hemm ,lezetshem ,gati me beri te qesh me veten sesi nje grua rreth te 40-ave e veshur me kostum zyre gri e cila punonte ne nje agjenci funeralesh( me shpejgoi qe njerezit tremebeshin prej profesionit te saj gje qe me beri te qesh) pyeste sesi thuhej- i love you a lot- ne shqip. Ia shkruajta me trasnkriptimin qe perdor fjalori i Oxfordit por sic duket as qe e vuri re ose ndoshta donte menyren e saj te shenjave.
-Do you have an albanian boyfriend? - e pyeta pa u menduar shume.
Ajo pohoi duke qeshur.
Nga ana tjeter gjuha duket dramatike dhe per te qeshur. Disa fjale dhe shprehje qe kur i sjell nder mend me vjen te qesh, gati te cuditem dhe te mendoj qe kam kohe pa e perdorur perderisa me duket kaq e cuditshme.
Gruaja tha qe do blinte fjalor ti mesonte fjalet shqip.
-HAh, good luck with that -mendova. I kisha blere D. nje fjalor te atille dhe ai as qe e kishte hapur. Thoshte qe jane teper te veshtira.
Ne mini recorderin incizova shqiptimin e fjaleve ne shqip per P-ne dhe i dhashe listen qe te praktikonte. Sesi u ndjeva kur nisa tu mesoja shoqerise sime gjuhen shqipe- ishte vertet nje ndjesi malli dhe gezimi. J pergatitu se do te bej nje test -ia beja me te qeshur.
Ata sigurisht duhet te mesonin te pakten fjalet :c'kemi dhe faleminderit ,me nje shqiptim qe te ben te qeshesh por qe e permban sepse perpjekjet per te thene vetem ato fjale jane te medha.
Se shpejti shoqeria ime qe jane krejt te huaj per nje Shqiperi do shkojne ne Tirane per 10 dite. Ah, sikur gjerat te ishin ndryshe , do kisha marre avionin qe neser, ah sikur...Nderkohe ,pak mesim shqip nuk i ben keq


  Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 258 259 260 261 262 263 264 265 266 [267] 268 269 270 271 272 273 274 275 276 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.