Forumi Horizont | Gjithsej 95 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Epitafe (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13973)
Cfare eshte EPITAFI
.
.
..............EPITAPH latin (ἐπιτάφιος Gr) është një kategori e caktuar e artit të shkruar.
.
............. Në kuptimin klasik, i korespondon një shkrimi mbi gurin e varrit, zakonisht i shkruar në vargje, me apo pa rimë. Epitafi mund të jetë edhe në formë proze.
.
............Në kuptimin më të gjërë , në art mund të krijohen epitafe edhe në poezi, artin fotografik, apo forma te tjera, por gjithmonë është e nevojshme, që kjo kategori të shprehë një përmbledhje aforike dhe të sofistikuar të një femomeni të caktuar, I cili ka pësuar thërmim, thyerje dëmtim... P.sh., një epitaf fotografik mund te jetë perëndimi i djellit mbi një plazh të lënë pasdore, mbasi janë larguar plazhistët etj, etj.
.
.............Në rastin konkret, në poezi pra, epitafi presupozon finalen e një uverture poetike, e cila mund te jetë një dashuri e mbyllur, një vdekje e hidhur apo edhe një varr i mbuluar nga një trëndafil. Duhet gjithmonë të bëhet fjalë për një krijim, një ngjizje të re të elementeve të mbetura nga një tallaz shpirtëror.
.
.............Unë pashë një shpjegim të këndshëm që bleta puntore ka bërë dhe po ashtu duke pasur respektin maksimal për pjësmarrjen tuaj, mendova se nuk do të ishte e nevojshme që të bëja këtë koment.
.
.............Në fakt tani ndihem më i qetë.
.............Faleminderit “kotka”, që më çlirove nga ky pozicion i pafavorshëm.
DXP
Gjithsej 95 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.