Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Mister_DXP datë 08 Korrik 2007 - 20:52:

..

.

.........   ....Ti eja


Ti eja pra, në detin tim të thellë
Dhe kridhu mes tallazeve të tij.
Diku do gjesh mes tyre ndonjë shpellë,
Pa xhevahire sigurisht e pa florij.

Por ke një det e dashur dallgëshumë.
Jam unë atje, për ty, atje jam unë.

Të prek flokun e derdhur erëmirë,
Të puth tinzarin sy, ah, ngjyrëmjaltë;
Pa le të digjet krejt qielli i nxirë
Dhe le të zhgryhet hëna nëpër baltë.

Ti, eja mike, eja pa vonuar.
Të pres dhe do te pres në pambarin.
Gjer ëndrra e veriut flakëshuar
Të veshë dhe verbojë syrin tim.


DXP


  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.