Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Hipnoza........ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1440)


Postuar nga Luarasi datë 24 Korrik 2004 - 17:05:

Citim:
Po citoj ato që tha ENISS
Hipnoza ka qene nje objekt debati e polemikash te shumta. Eshte ca e veshtire ta shpjegosh konkretisht si dukuri por ne pergjithesi mendohet si nje gjendje e ndryshuar e vetedijes.
Keto vitet e fundit specialiste te ndryshem, mjeke, psikiater, psikologe e sugjerojne hipnozen si mjekim. Mjekimi i semundjeve me ane te hipnozes mund te lehtesoje dhimbjet gjate lindjes, te zevendesoje anestezine, te kuroje dhemjet e kokes, te te ndihmoje te lesh duhanin, drogen, te permiresoje procesin e kujteses dhe te studimit....
Nje pyetje e kisha sepse jam e paqarte... A mendoni se Hipnoza ka nje fare lidhje edhe me magjine? Me ka lindur kjo pyetje pasi kam lexuar se efektet e hipnozes arrijne deri ne veprime e qendrime te mbinatyrshme... Nese ka njeri dijeni apo ndonje argument lidhur me kete, te na e shkruaj e me pas kam dhe une dicka per te shtuar...

See ya



Pershendetje.

Perderisa magjija nuk eshte shkence, eshte veshtire te jepet nje definim i sakte, por qoftese ajo adaptohet ne parapsikologji atehere mund te thuhet dicka. Zakonisht simptomet e magjise jane shum te ngjajshme me ato te transit hipnotik, shum parapsikologe e pershkruajne magjine si nje gjendje hipnoze ku ritualet, atmosfera dhe sidomos mbesimi ne magji ndikojne ne induksionin hipnotik. Parapsikologu çek "Milan Ryzl" ne librin e tij "Parapsikologjija" tregon per eksperimentet e shumta te telepatise, prekognacinit, telekinezes dhe shum fenomeneve te tjera , qe ato mund te riten me ane te hipnozes. Ai ka perdorur hipnozen per te ngitur aftesite e telepatise te njerezit e thjeshte qe nuk kane patur aftesi telepatike. Ne te kaluaren kur termi hipnoze, dhe teknika klinike e hipnotizmit nuk kane egzistuar, ky fenomen eshte quajtur me emrat, magnetizem, mesmerizem, magjepsje dhe magji. Hipnoza pervecse qe mund ta perforcoje ndjenjen e gjashte, gjihtashtu ka mundesi qe te krijoje katalepsi muskulore ku individi i hipnotizuar ka aftesi te duroje nje peshe shume me te rende mbi trupin e tij apo te saj. Nje gje qe nuk kishte mundur ta perballoje ne gjendje te vetedijshme. Hipnoza eshte shum me interesante kur e perjeton se kur lexon per te. Njerezit jane tere kohen ne transe hipnotike, por nuk jane te vetedijshem ndaj tyre.


  Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.