Forumi Horizont Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Pse njerezit vdesin? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1452)


Postuar nga Agape-storge datë 15 Janar 2004 - 17:49:

Question Pse vdesin njerezit?

Teme interesante.
Jeta (ne dukje) jetohet shume mire edhe pa menduar per vdekjen, pa folur apo patur frike ajo . Megjithate , pavarsisht nese jemi apo jo te vetedijshem ,ne jemi qenie per vdekjen. Rrojme me idene se nje dite do vdesim, kjo na shtyn qe t'i gjejme nje kuptim jetes dhe te bejme sa me shume gjera para sa te na vije dhe ne koha ta leme kete bote.

Sic thote Hajdegeri "Po ta dije njeriu qe do vdese neser, nuk e fut copen e mishit ne frigorifer"

Vdekja pra eshte nje nga gjerat me te rendesishme qe e ka bere njeriun ai qe eshte.

Cfare ndodh pas vdekjes?
Ca gjera te lashtet i kane thene mire . "Kur jam une vdekja s'eshte. Kur eshte vdekja s'jam une." - Epikuri ; Perse ta kemi frike vdekjen atehere?!


Shume besimtare vura re tek kjo teme. Nuk eshte gje e keqe te besosh, por kriteri i pare i filozofise: Mendoj pra jam, sikur nuk perputhet shume me fjale te tipit: Zoti i di keto pune..............?! (keto fjale te kujtojne hoxhe e prifterinj injorante)


  Gjithsej 103 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.