| Forumi Horizont | Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)
Ja perse s'me pelqehu ky shkrimi i mesiperm:
Ky gazetari apo shkrimtari (s'di se ca eshte) nuk ka bere gje tjeter veçse ka kritikuar gruan (femren) Shqipetare.Perpara se te kapte penen e tij te holle dhe te shkruante kete artikull duhet te ishte drejtuar tek ndonje sociolog per te kuptuar perse ndodh ky fenomen ne Shqiperi...
Nuk me beri aspak pershtypje ky shkrim.Pershtypje do me bente n.q.s do jepte ide-ra se si kto gra, nena apo vajza te dilnin nga ky fenomen. Gjithashtu ai, ka shprehur haptas se si maskilizmi sundon akoma ne Shqiperi.
Nuk me vjen mire qe ka perdorur figuren"femerore" si shembull negativ ne çdo rast dhe si per çudi ka shprehur edhe raste pozitive qe shyqyr ekzistojne...kjo siper te kerkuar ndjese.
Mendoj se asnje femer,grua s'duhet te bie dakort me keto thenie.Fajin qe keto femra i trajtojne si objekte eshte pikerisht shoqeria Shqipetare qe s'ka institucione,qe s'gjen dot rrugen per te informuar dhe formuar grate dhe nenat e Shqiperise. Fajin e kane po keta gazetare qe shkruajne dhe paragjykojne femren Shqipetare.
Femrat Shqipetare duhet te jene te bashkuara dhe te luftojne per nje qellim te vetem...por jo te perbuzin njera-tjetren...
Te ulemi te gjitha dhe te kuptojme perse kto gjera ndodhin ne shoqerine tone dhe çfare duhet te bejme qe te dalim nga kjo gjendje...
P.S: Debora,jete nate do te thote te dish perse po del dhe mbi te gjitha te argetohesh per te hequr stresin,lodhjen e javes...etc.
Jete nate do te thote te jesh e pavarur ekonomikisht dhe moralisht...jete nate do te thote te dalesh edhe nga vetvetja...te pish...te visesh ndryshe nga dita...te flirtrosh patjeter...etc etc
Jete nate nuk do te thote te vezhgosh te tjeret se çfare pijne dhe se si kercejne por te besh pjese edhe ti...jete nate nuk do te thote te dalesh çdo nate me nje coca-cola vetem e vetem sepse te tjeret dalin...nejse se e zgjata por une i shikoj gjerat shume ndryshe...
| Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.