Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 07 Korrik 2008 - 18:00:

Romanzo criminale (2005)

Regjia: Michele Placido
Skenari: Giancarlo De Cataldo
Aktore: Stefano Accorsi, Kim Rossi Stuart, Pierfrancesco Favino, Riccardo Scamarcio

Filmi tregon historine e vertete te bandes se Malianes, nje nga me te tmerrshmet ne Itali, e cila mori kontrollin e Romes ne vitet '70. Historia e bandes nis nga nje pengmarrje, e cila i ben djemte te fitojne nje dore te mire parash, qe me pas investojne ne tregetine e droges. Por Roma ka banda te tjera kriminale te cilat shume shpejt vriten ose kthehen me banden e Maljanes. Filmi tregon sesi sherbimet sekrete e kane perdorur disa here kete grup kriminal per qellimet e tyre. Vec kesaj lidhjet me mafian siciliane krijojne nje panorame te qarte te aktoreve te kriminalitetit italian ne ato vite. Bazimi ne histori reale i jep filmit nje vertetesi te vecante. Te gjitha vrasjet dhe veprimet qe bejne aktoret jane ato qe kane ndodhur efektivisht, perfshire bomba ne stacionin e Bolonjes.
Nje seri aktoresh te mire mblidhen nga regjizori Michele Placido (komisar Katani per shikuesit e dikurshem te Oktapodit).

Pervec skenarit te bazuar ne realitet filmi ka nje realizim te mire qe e ben te fitoje shume cmime italiane dhe nderkombetare. Stili i filmit i ngjan shume "gangster moovie" amerikane, por cuditerisht ka ndjelle interes megjithese u prodhua vone (2005). Ndoshta suksesi i tij ka qene me se shumti sepse zbardh nepermjet artit te kinematografise nje pjese te historise se Italise dhe vete Romes.

Kuriozitete:




Fragment nga raporti i nje prej pjesetareve te bandes me nje vajze-prostitute:




Vrasja e nje bande qe ben konkurrence.




Shperthimi i stacionit te Bolonjes (nje realizim shume i mire i efekteve speciale):


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.