Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)


Postuar nga yjori datë 02 Korrik 2004 - 21:58:

Do bej fole ne veshet tuaj
ne koke , ne bark edhe ne gjoks
nuk di se ckam pastaj ti thua
me ka dale me duket nje tumor

E kur te lodhem pasi u enda
Femije ne preherin e nje plaku
Ca veze zjarresh do jene brenda
Lejleke ne maje te nje oxhaku

Truri do filloje te ju rrahe
Zemra bombe me sahat
Tik tak, akrepe hapash
Ne kafke bletet kane bere hoje
Fjalet do ngjisin ne mjalte
Tym do te nxirrni prej goje...

Trupi do djersise rreshire
Myshqet do mbulojne kembet
Do te ju vije ere e mire
Kockat do zene te rriten shtrember

Pa gjunje e me nyje trungu
Gjethet nisin e feshferijne
Myezine burgu qe kendojne
Pese here ne dite

Ne hije une pastaj do shtrihem
Te pemeve qe mbolla vete
E di qe jane molle mekatesh
Me gjarperinj qe flene mbi dege
Ne lotet akoma te pathare
Do ju shoh ju
Narcize ne pellg....


  Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.