| Forumi Horizont | Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)
ÇANTA E UDHËTIMIT
O çantë
A nuk u lodhe nga udhëtimi
A s’të ka ardhur koha për t’u kthyer
Të kam mbajtur mbi supet e mia një kohë të gjatë
Dhe kurrizi më është kërrusur
... U lodha ...
Udhëtim akoma udhëtim...
Drejt një bote të panjohur
U bëre jastëku im
Ajo me të cilën ndaja jetën time
Shoqëruesja e udhëtimit tim të gjatë.
... Ah moj çantë ...
Ti që mbajte dhembjet dhe rënkimin tim
Ruajte të fshehtat e mia...
E çmendur je ti!
Je e dashuruar pas udhëtimit!?
Ti nuk ke as vend as vatan
Kurse unë
Kam humbur vatanin dhe ëndrrat e mia ...
Nuk kam strehë që më mbulon
As vatan që më strehon.
Sillem vërdallë rrugëve
Dhe jam këtu
Duke ecur e ecur
I humbur mes rrugicash
Kaloj male e lumenj
Këmbët nuk më mbajnë më...
Nuk di a kam vend në këtë libër
Asgjë nuk më kujtohet
Përveç lotët e nënës në çastin e ndarjes
Ti o çanta ime
Të lutem, më thuaj
Kush e shkroi që ne të dy të jemi shokë rruge
Të përgjërohem me atë që të bëri ty
Shoqëruesën time të përjetshme.
Të lutem...
A nuk ka ardhur koha që të të lë në një cep
Që t’i tregoj rrëfimin shoqes time të jetës
Në takimin që kam ëndrruar prej kohësh
E di që je xheloze për këtë
Ngase ti kërkon të qëndroj me ty
Të shetisim çdo vend të kësaj bote
Sikur SINDIBADI
Të bëhem rob i yti.
Mos u frikëso moj çantë
Se akoma më merr e më dërgon aty ku dëshriron ti
Por, do të më humbasësh një ditë...
E do të merr malli për mua
Ti do të plakesh
Do të jesh e arrnuar
Por mos u mërzit
Nuk ka mërzi më te madhe
Se të humbasësh vatanin
Dhe të mos mund të kthehesh atje
Lerma mua mërzinë...
Ajo është shoqja ime e jetës
Është bashkëudhëtarja ime
Herë e mund e herë më mund
Kam frik të vdes dhe të lë vetëm
Kush do të mbajë pas meje?
Kush do të kujdeset për ty, o çanta ime?
Tek ti shikoj atdheun tim
Shokët, familjen
Fëmijërinë time, ditarin tim
Rënkimet e thellësisë së shpirtit
Nga pesha e kohës së pluhurosur
E mbushur me helmin e verdhë që rritet e rritet
Tallet me ne, na rethon
E pastaj na hedh nëpër rrugë
Të errëta e qorrsokaqe.
O çantë ...
A nuk ka ardhur koha të kuptosh
Se ai që humb vatanin është
I pa vend në këtë botë të çmendur.
Pa vend, pa identitet
Është thjesht një numër në pasaportë.
| Gjithsej 135 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.