| Forumi Horizont | Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Citim:
Po citoj ato që tha keila
Liza: E vrava vëllain se më rrihte vazhdimisht (nga Shekulli.com.al)
4 Tetor 2005
Dëshmia e Lizës
Flet nga komisariati: Pse e vrava vëllain
Pas arrestimit dhe shoqërimit në komisariatin e Lezhës, Liza Pali ka treguar se ishte dhuna e vazhdueshme e të vëllait, shkaku që e ka shtyrë në krim.
Sipas dëshmisë së vajzës së re, sherret mes saj dhe Gjovalinit, kishin nisur ngaqë, sipas të vëllait të vrarë, ajo donte më shumë dy vëllezërit e tjerë, që ndodheshin në Itali. “Përveç kësaj, Gjovalini me fyente dhe më rrihte ngaqë mendonte se unë nuk punoja sa duhet në shtëpi dhe në arë. Ai më thoshte se duhej t’i bëja të gjitha punët e shtëpisë dhe të fushave. Unë kam punuar shumë, përditë, por ai nuk kënaqej kurrë dhe vazhdonte të më shante. Kur filloi të më rrihte përsëri, pa shkak, të dielën në mbrëmje, nuk munda të duroja dot. Jeta më ishte bërë e padurueshme, ai m’i nxinte të gjitha ditët. I thoshja të mos më rrihte kot e më kot, pas asnjë shkak, por ai nuk më dëgjonte”,-ka treguar e reja.
| Gjithsej 376 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.