Forumi Horizont | Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
Dita filtrohej goxha, rrezet e diellit here vinin here fshiheshin pas mjegullave. Thyerja e drites perhapte nje ngjyre shume te bukur ne qiellin blu, saqe portretin ma ndriconte me bojari...Zerat e shpezeve degjoheshin kudo, dhe thurnin simfoni orkestrale pa nota. Mua truri here me vinte here me shkonte. Ishte nje magji e rralle. Personazh ne natyre... E vecova krejt kete atmosfere te bukur, dhe e futa ne prehrin e dashurise...
respektet e mia
Hmmmmmm
Dita e djeshme ka qene nje dite plot stres dhe e shoqeruar edhe me gjendjen shpirterore jo te mire timen....
Shpesh njerizt jane arsyja qe te bejne me shqetsime shpirterore...psiqike..
Asnje here s jam ndjere aq e lenuar sa dje...shpesh njerzit kalojne nga maska e tyre qe vendosin dite per dite ne origjinalitetin e fytyres se tyre prej verteti....edhe mua me ndodhi dje kjo gje...
Megjithate sot eshte 13.01.2005...dhe eshte me e mire se dje...
shpresoj te mos vi me e njejta gje qe kalova dje....
mpucccc Lozka.
bamboles
Nuk e di se si do te arrij te te them te dua, ka qene kaq e paarritshme kjo fjale per mua sa nuk e mendoja se do te ishe ti ajo qe do me detyroje ta beja. Kam kaq shume deshire te shohe , te te puthe e ti them te gjithe botes sa te dua. Se dua ti them botes se nuk munda te te harroj megjithse e provova ne te gjitha menyrat, megjithse u njoha me shume vajza e tek te cilat kerkoja dicka te cilen nuk e gjeja, dhe ajo ishe ti. Une te kerkoja ty tek te gjitha personat qe njoha dhe kuptova se vetem ty te doja se vetem ti me mungoje per te kompletuar, per te me bere qe te jem nje njeri me i mire .Asgje nuk mund te beje tjeter vec te luftoj per pasur ate qe dua, dhe ajo qe dua je ti. Je vetem ti qe i bene ditet e mia me te bukura dhe kuptimplot, je vetem ti qe me bene te ndihem i humbur kur te shohe dhe mendoj se nuk mund te te kem , je vetem ti qe e meriton te te them te dua, je vetem ti qe neteve te mia pa gjume i jep nje kuptim. Je vetem ti qe dua te kem tani prane dhe te te mbuloj me puthje te zjarrta dashurie sa kete dimer ta kthej ne pranvere dhe trandafilat te celin ne menyre qe te ti dhuroj te gjitha ty.Ika ,smund te te theme me shume se sensi im i ndrojtjes nuk me lejon te te them gjithcka qe duhet , por qe une smundem. Te dua ...per ty Adi
Kam frik ,kam frik , kam frik ,
se ti endrren do ta kthesh ne makth
puthjet do ti kthesh ne urrejtje
dhe dashurine ne ankth...
Kam frik te te them te dua
o shpirti im qe nga trupi me rri larg
kam frik per ty dhe per mua
se mengjesi mos kthehet ne darke..
Ej e di cke ti , ik i here se po pertoj ta vazhdoj poezin... hajd pra se e maroj neser... Kiss DIABOLIC A'S
E pashe perseri dhe mu duk sikur nje kove plot me uje te ftohte u hodh siper meje. I ndieva hapat e tij prapa meje dhe i pashe tek largoheshin nga une. Qe kur te njoha pyes veten pse me pelqen dhe nuk gjej nje arsye te logjikshme sepse me duket qe ne kete ndienje timen asgje nuk ka nje arsye te vecante.
Je ti dhe une, gjithmone larg dhe asnjehere bashke si ne enderra. Dhe mbase asnjehere nuk do te jemi bashke.
Keto fjale qe po shkruaj sonte ne kete ditar me duket sikur po i shkruaj nen efektin e alkoolit apo droges edhe pse nuk jam nen efektin e asnjeres. Jam thjesht nen efektin tend. Je ti ai qe pa e ditur i shkaktove tere botes time nje termet te cuditshem qe mua me pelqen dhe me vesh nje hije trishtimi.
Dua te te them qe me pelqen me shume se cdo njeri tjeter ne kete bote,por asnje fjale nuk del nga goja ime. E sheh, me ke bere edhe memece dhe i gjithe faji eshte i yti.
Dua te te harroj, te te fshije nga kujtesa, te evitoj vendet qe frekuentojme bashke, por ne momentin qe te shoh une shkrihem dhe ne syte e mi shoh veten time vogelushe te pafajshme, te pafat ne dashuri.
Gjithsesi e vetjme gje qe shpresoj eshte qe nje dite te gjej kurajon te te them qe me pelqen edhe pse e di qe tek ti kjo ndienje ndaj meje nuk ekziston. E megjithate une dua te te them: Ti me pelqen shume dhe te uroj nga zemra tere lumturine dhe gezimin e botes. Faleminderit qe u shfaqe ne rrugen time te jetes.
YESSSSSSSSSSS
truly ,madly, deeply --Savage Garden ne sfond.
Nqs keto tre fjale ekzaminohen me duket se i kam te treja, dhe me duket se po bie kaq keq ne dashuri. Me cdo gje qe lidhet me te, me Fjalen e Vertete, sakrificat qe ka bere per mua,jeten qe me ka dhene, shoqerine qe me ka dhene, familjen qe me ka bekuar, dhe zemren qe me ka ndryshuar.
Truly in love
Madly in love
Deeply in love with Him.
Gjuha shqipe eshte kaq shume dramatike
Nje fjali e tille si : me shkaterroi kjo puna -mua me ben te ndihem keq,me streson.Keshtu u shpreh ai sikur po jepte shpirt dhe donte pak meshire.MAH! Eshte e perbere me nje ton kaq gjykues dhe te rende.
Shkaterrim! Uhh.
Por sot vure re qe eshte dhe pasionante.
Te dashuroj ty shume-hemm ,lezetshem ,gati me beri te qesh me veten sesi nje grua rreth te 40-ave e veshur me kostum zyre gri e cila punonte ne nje agjenci funeralesh( me shpejgoi qe njerezit tremebeshin prej profesionit te saj gje qe me beri te qesh) pyeste sesi thuhej- i love you a lot- ne shqip. Ia shkruajta me trasnkriptimin qe perdor fjalori i Oxfordit por sic duket as qe e vuri re ose ndoshta donte menyren e saj te shenjave.
-Do you have an albanian boyfriend? - e pyeta pa u menduar shume.
Ajo pohoi duke qeshur.
Nga ana tjeter gjuha duket dramatike dhe per te qeshur. Disa fjale dhe shprehje qe kur i sjell nder mend me vjen te qesh, gati te cuditem dhe te mendoj qe kam kohe pa e perdorur perderisa me duket kaq e cuditshme.
Gruaja tha qe do blinte fjalor ti mesonte fjalet shqip.
-HAh, good luck with that -mendova. I kisha blere D. nje fjalor te atille dhe ai as qe e kishte hapur. Thoshte qe jane teper te veshtira.
Ne mini recorderin incizova shqiptimin e fjaleve ne shqip per P-ne dhe i dhashe listen qe te praktikonte. Sesi u ndjeva kur nisa tu mesoja shoqerise sime gjuhen shqipe- ishte vertet nje ndjesi malli dhe gezimi. J pergatitu se do te bej nje test -ia beja me te qeshur.
Ata sigurisht duhet te mesonin te pakten fjalet :c'kemi dhe faleminderit ,me nje shqiptim qe te ben te qeshesh por qe e permban sepse perpjekjet per te thene vetem ato fjale jane te medha.
Se shpejti shoqeria ime qe jane krejt te huaj per nje Shqiperi do shkojne ne Tirane per 10 dite. Ah, sikur gjerat te ishin ndryshe , do kisha marre avionin qe neser, ah sikur...Nderkohe ,pak mesim shqip nuk i ben keq
Exuded all that attraction...
Puuuh dreqin e mori!-mendova.
Syte zhbirues, mendja qe kush e di c'punonte, kushedi c'mendimesh i vertiteshin,me nje aure krejt shplodhese,te qete,provokuese, konfiduese dhe egoiste.
Can i dissect your mind ? Just to see what you are thinking? Your patterns of behavior, your phobias,all the weaknesses that interest me.., your air that speaks of too sensual to be neglected syndrome? And you are not even handsome! You egoistic wreckless driver of female hormones!
C'misteriozitet!
Ndersa une lehtesisht behem menefregiste ne siperfaqe..Huh sikur te mos isha kurjoze se c'fshihet pas atyre syve as qe do kujtohesha per ekzistencen tende . Sheh sa a thjeshte eshte?
me ka mare malli te jetoj mes njerezish qe i lexoj dhe shpirtin.....
Dhe erdhi serish vjeshta....ajo flokezbrazura sikrahet e mi, ajo shpirtstuhua si shpirti im, ajo syperlotura si une.
Vershellon vjeshta e vetmuar neper strehe pemesh, melodi te keputura si filli i jetes sate, vershelloj une fillikat melodite e tua te prferuara. Te urreva qe ike ashtu, pa pritur e vetme,pa thene asgje, ne nje rruge te larget e pakthim,qe pranove pushtetin e akujve ne shpirtin tend qe dikur digjte nga dielli. Eja vjeshte stine e vetmise sime. Eja vjeshte ma jep doren hidh hapin.
Te pakten me qendro ti prane dhe ndoshta do ta thyej kete vetmi qe me ka mbeshtjekke. Apo do te ma shtosh me shume vetmine. Eja vjeshte me ndihmo te dal nga e shkuara. Ty nuk te kushton shume , mos me ler fill nostalgjie te me bredhe ne shpirt!!
Dhe dalim te duja: une dhe vjeshta cift i shekullit.Sensacion i sezonit dimeror qe do te mbante vrapin pas nesh.
Me mori perdore e te dy u capitem ne pyll. Dielli i ftohte luante me syte e mi, ca mushqe te strukur ne nje zgaver zogu me feksnin me floket e tu.
Dhe vjeshta e heshtur me ledhaton floket me nje pende te hirte zogu, qe flinte prej kohesh ne nje fole bosh.
Capitemi une dhe vjeshta perkrah, nervurat e gjetheve te rena bejne te njejten zhurme si rrjedha e jetes sime, e thyer dhe e kthyer.
Era qan dhe struket prej dhimbjes sime.
Une qaj dhe i klith qiellit"KU ESHTE PRANVERA IME"?? Floket e saj te gjate? Shpirti i saj si diell?
Ku jane syte e saj te qiellte? Vjeshta hesht.....
E urrej vjeshten ajo mori pranveren time i mori asaj shpirtin, syte, floket.
Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.