Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Sa me shume njerez njoh,aq me shume kuptoj sa egoiste qe eshte qenia njerezore.Dashurine shpesh e kthejne ne balance,boshllekun e kreditit qe kane tek nje njeri mundondohen ta mbushin me debitin e nje tjetri.Nuk ve ne dyshim qe eshte e thjeshte te mesosh ti buzeqeshesh imazhit ideal qe ke krijuar dhe ta projektosh tek nje njeri at random.
Ne fakt,tani qe po rilexoj ate qe shkrova,s'po arrij te kuptoj se pse perdora veten e 3-te shumes duke pare qe gati cdonjeri ka perjetuar ndjenjen e egoizmit deri ne palce,e une jam me siguri nje nga ato...edhepse ne forme inkoshiente.
I guess qe te gjithe kemi nga nje debit/credit card ndjenjash ne dore,pune tjeter pastaj sesi i perdorim.Une kam investuar tashme cdogje tek ti...u be kaq kohe
Nuk jam tip i mashkullit qe shikon te kaluaren. Preferoj me shume qe te mendoj per te ardhmen. Cfare do te ndodhe me pas? ku do te jem pas dy vitesh?
ne fund te fundit eshte bukur te enderrosh me sy hapur.
respekte
gjeja me e bukur qe mund te mendosh eshte enderrimi me sy hapi\ur
Mungesen e aftesise per te mesuar nga gabimet e te kaluares e kam konsideruar perhere si defektin me te madh te njerezimit.E une si nje therrime e njerezimit,e kam te veshtire te mos ju jap gjerave nje shanc te dyte,edhepse jam ne diturine e plote qe njeriu bie ne riperseritje.Natyrisht,me kalimin e kohes njeriu nderton mure mbrojtese,sisteme evitimi...edhepse se di nese kjo eshte dicka pozitive.Per dicka jam e sigurte;qe keto mure mbrojtese na largojne nje hap me tutje nga te tjeret.
-----------------------------------------------
Sot jam e lumtur,jam e lumtur per faktin qe me ne fund mund ti lejoj vetes te fle me teper se 3-4 ore ne nate,e lumtur qe mund ti lejoj vetes pak jete sociale.Te pakten per ca dite.
Mgjth,lumturia ime s'ka te beje vetem me nje ndjenje ego-centrizmi,ka te beje dhe me ty.Nje dite ne bisede e siper me pyeten se cfare ingredienti duhet per te qendruar gati 3 vjet me nje njeri,e pergjigja ime ishte: aftesia jote per te dashuruar ne forme te paster,larg mendje-vogelsise,e poashtu aftesia ime per te mesuar nga ti.Kam pasur perhere zili pasionin tend me te cilin i ben gjerat;nese te tjeret jepen 100% ne nje gje,ti je ai qe jep 101%.Dicka e tille eshte art.
"J'ai embrassé l'aube d'été.
(...)
Au réveil il était midi."
"senza di te nella vita magari gli altri bastavano
per sopravvivere"
Ka ardhur koha tashme qe te lirosh endrrat e keqia te mia,nuk e sheh qe s'ka vend?U lodha duke u zgjuar ne bregun e detit e sflitur nga nje lufte kunder kohes(deti ishte aq blu nates te fundit,ne tere ate keqesi c'bente ajo ngjyre aty?)Une s'do jem asnjehere aty,s'kam qene asnjehere,as atehere kur m'u dha mundesia.
Ndoshta fjalet e mia ndaj nje mikut tim te dhane shpirt...por do jete e fundit!Ta premtoj!
----------------------------------------------
E kam gjetur perhere veten ne syte e tu,nuk di c'kam bere per ti merituar mgjth mund te te them qe jane gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jete.
Ndjej cdo germe tenden e dashur Amor.Shpirti yt eshte aq i thelle,aq i magjishem
sa ma do mendja se ti shkelqen nga bukuria e te menduarit po bukur.
Te imagjinoj si nje sorkalle te qete,e cila ka ndale vrapin ne lendinen e lumturise.
Te kam xhan
"Ndoshta eshte me mire te jetosh larg njeri-tjetrit dhe te dashurosh njeri-tjetrin gjate tere jetes,sesa te martohesh dhe te te grindesh mbas pak muajsh.Dashuria eshte teper tolerante.Dashuria s'pranon imperfeksione."
Morali i "fabules"eshte i qarte ne rreshtat e mesiperm:njerezit s'do duhej te martonin asnjehere individe qe dashurojne,nga frika e prishjes te nje dashurie te tille;duhet te martohesh me nje njeri qe s'dashuron keshtu s'ke c'shkaterron.
Hilarike dhe ne te njejten kohe trishtuese si ide! Mgjth,mendoj qe autorja ka harruar te shtoje dicka esenciale...eehhh njerezit,cdonjeri me kendin e perceptimit te realitetit te tije.
P.S.Shqiponja
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
"Ndoshta eshte me mire te jetosh larg njeri-tjetrit dhe te dashurosh njeri-tjetrin gjate tere jetes,sesa te martohesh dhe te te grindesh mbas pak muajsh.Dashuria eshte teper tolerante.Dashuria s'pranon imperfeksione."
Morali i "fabules"eshte i qarte ne rreshtat e mesiperm:njerezit s'do duhej te martonin asnjehere individe qe dashurojne,nga frika e prishjes te nje dashurie te tille;duhet te martohesh me nje njeri qe s'dashuron keshtu s'ke c'shkaterron.
Te me duash pavaresisht nga cdogje qe bej.Te besosh ne motivet e mia pa pyetur pse.Te heqesh dore nga cdogje dhe nga cdokush qe te gjesh mua ne oazin e fundit.
Eshte e veshtire per mua de ne me pas sentir sale nga shikimet/deshirat/fjalet...e njerezve inegzistente.Ti e di,sinqeriteti im ndaj teje s'ka kufi,ndoshta kam qene shume me e sinqerte ndaj teje sesa ndaj vetes;ti mund te me falesh,une veten jo.Ka qene e lehte per mua te krijoja nje baze solide me ty;baze sigurie ndaj njeri-tjetrit,ne kete lidhje te çuditeshme,jo te zakoneshme,te shkeputur,mistike...
Ka qene e qarte me kohe qe gjerat konvencionale s’kane qene per mua kurre;s’jam rritur per te qene e tille.Me rrjedh ne vena gjithe shfrenimi i im ate,gjithe qenia engjellore e ime ma.Une gjithe miresine e saje s’mund ta ndjek…teper e dobet per kete.Ndoshta shfrenimi i tije eshte PER MUA gjeja me e lehte per t’u jetuar.
Shpirti im cigan gjen krahe ne qiellin e palimituar tend ;gjen jehone nen tingujt e Sirtakit ne Chania me Alexis,gjen ze nen tingujt e kengeve popullore shqipetare ne Tirane me Abin,gjen zemer nen tingujt e ndonje valzi ne sallonet e Parisit me ty...(Ah,sa te pelqente te me shihje si ne Chania,ashtu dhe ne Tirane si nje spektator i jashtem.Ah,Parisi,Parisi eshte gje tjeter si per mua,ashtu dhe per ty;aty une mund te heq sandalkat e larta mbi le pont Neuf e ti mund te heqesh hijen e rende te pergjegjesive...)
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.