Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga vajze_korcare datë 02 Shtator 2008 - 02:18:

zerat pushojne diten. zakonisht me agimin, me diellin, largohen dhe pasigurite e nates. zerat qetesohen, zbuten, fshihen. bishat brenda meje futen ne strofka. ndalojne zenkat politikanet e shpirtit tim. eshte e embel qetesia


Postuar nga Katilesha datë 10 Shtator 2008 - 14:00:

Lightbulb

Jam rehatuar ne shtratin tim dhe po munohem te tretem ne gjume. E pamundur. Dita ime neser do startoje qe ne oren 07:30 para nje dosje qe po me harxhon shume energji keto kohe  ,por ka kaluar mesanta dhe une jam akoma zgjuar.  Kam gjume  ,por jo deshire per te fjetur, dhe nuk e di se cfare eshte ajo qe me mban zgjuar. Se cili mendim apo dyshim eshte me persisten ne koken time , se cili eshte me kokforte se une?Kjo me mundon. Kjo me inatos me veten, kjo me ben te ndihem e dobet perpara  vetes. Te gjithe me shohin si nje femer  te forte, te brishte ,por me karakter te forte, qe qan por nuk thyhet, qe eshte poetike , por nuk eshte e debult. Sa te verteta jane keto?  Cilat jane te vertetetat e mia sonte?!
Genjejne  veten ato qe mendojne se jane 100 % te sigurt tek vetvetja e tyre, qe mendojne se bejne  ate qe duan dhe  mendojne se realizojne cdo enderr te tyre. Eshte ndryshe te shprehesh ate qe je , dhe krejtesisht ndryshe ate qe deshiron te  jesh.  Ka nje hendek te tere midis vetvetes  se dyzuar, vetes te binjakezuar ku njera  ka si bosht realitetin dhe tjetra ka si bosht endrren. Kurse une nuk kam nje bosht timin , krejtesisht personal , qe ka si lende te pare shpirtin tim , patjeter qe ka element te endrres ,por endrra eshte realiteti im. Cudi!? Nejse  me mire po ve zhavarinen e cel.per ne oren 06:00 te mengjesit. A new day , a new life!...
                                                         E' An KaTi


Postuar nga Niqua datë 10 Shtator 2008 - 20:43:

kjo eshin katlisha do te jet..


Postuar nga Katilesha datë 11 Shtator 2008 - 11:40:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
kjo eshin katlisha do te jet..


...............

N'te i ke ra .


Postuar nga ingmetalboy datë 12 Shtator 2008 - 08:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati
Jam rehatuar ne shtratin tim dhe po munohem te tretem ne gjume. E pamundur. Dita ime neser do startoje qe ne oren 07:30 para nje dosje qe po me harxhon shume energji keto kohe  ,por ka kaluar mesanta dhe une jam akoma zgjuar.  Kam gjume  ,por jo deshire per te fjetur, dhe nuk e di se cfare eshte ajo qe me mban zgjuar. Se cili mendim apo dyshim eshte me persisten ne koken time , se cili eshte me kokforte se une?Kjo me mundon. Kjo me inatos me veten, kjo me ben te ndihem e dobet perpara  vetes. Te gjithe me shohin si nje femer  te forte, te brishte ,por me karakter te forte, qe qan por nuk thyhet, qe eshte poetike , por nuk eshte e debult. Sa te verteta jane keto?  Cilat jane te vertetetat e mia sonte?!
Genjejne  veten ato qe mendojne se jane 100 % te sigurt tek vetvetja e tyre, qe mendojne se bejne  ate qe duan dhe  mendojne se realizojne cdo enderr te tyre. Eshte ndryshe te shprehesh ate qe je , dhe krejtesisht ndryshe ate qe deshiron te  jesh.  Ka nje hendek te tere midis vetvetes  se dyzuar, vetes te binjakezuar ku njera  ka si bosht realitetin dhe tjetra ka si bosht endrren. Kurse une nuk kam nje bosht timin , krejtesisht personal , qe ka si lende te pare shpirtin tim , patjeter qe ka element te endrres ,por endrra eshte realiteti im. Cudi!? Nejse  me mire po ve zhavarinen e cel.per ne oren 06:00 te mengjesit. A new day , a new life!...
                                                         E' An KaTi



Hajde kati se te gjithe njerzit kane momente te tilla ku ndjehen te lekundur dhe mosbesues ndaj vetes. Por me beso, nuk eshte asgje qe nje shishe whiskey dhe nje pakete cigare nuk mund te rregulloje.
Te kam shoqe trime.


Postuar nga Katilesha datë 12 Shtator 2008 - 11:22:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Hajde kati se te gjithe njerzit kane momente te tilla ku ndjehen te lekundur dhe mosbesues ndaj vetes. Por me beso, nuk eshte asgje qe nje shishe whiskey dhe nje pakete cigare nuk mund te rregulloje.
Te kam shoqe trime.



.........

Hmmmm pervecse dashamirese te alkolit ( qe jam edhe pa me than kush:p) do me besh edhe dashamirese te duhanit?

- Thnx Inge


Postuar nga ingmetalboy datë 13 Shtator 2008 - 15:19:

Citim:
Po citoj ato që tha Eishin-an Kati


.........

Hmmmm pervecse dashamirese te alkolit ( qe jam edhe pa me than kush:p) do me besh edhe dashamirese te duhanit?

- Thnx Inge



Nete te tilla nuk ja vlen te fshihemi mbrapa tabuve melankolike. Jemi ne ata qe vulosim ne fund e dashur megjithese te them te drejten duhani te le nje shije te hidhur ne fund.


Postuar nga ingmetalboy datë 22 Shtator 2008 - 11:30:

Shume! Shume me shume se cfare mund te perpunoj. Overdoze zerash te brendshem po nxjerrin trurin nga binaret. Jam i tejlodhur dhe trupi qendron i zgjuar vetem nga inercia e krijuar nga njemije zberthime kimike qe ndodhin ne cdo qelize time te konsumuar nga urdherat e shkrehur te trurit udheheqes. Renia nuk ka per te qene e bukur kete radhe. Rruge te mbare...


Postuar nga Fajtori datë 23 Shtator 2008 - 21:41:

E njejta aresye qe me beri dikur te ndihem rehat ketu... e njejta aresye sot me ngacmon dhe me behet prezente thjesht fizikisht, me kryqezime qytetesh dhe cmendurish qe e sjellin ne mend. Asgje tjeter pervec deshires per ta harruar nuk ka mbetur. Dhe prandaj cdo grimce qe e kujton me bezdis, njesoj sic bezdisin kepucet e kostumit kur vishen per turizem. Eshte nje sensacion mos perputhje, nje celes qe jo vetem nuk hap asnje dere, por nuk hyn as ne brave. Dhe keshtu grimcat e realitetit ndukin bravat e mia me celesin e vjeter dhe ndosin pastertine e diteve te reja. Ato dite qe duhet ti perkasin vetem eksplorimit te territorit te papshurrosur nga e kaluara.

Keshtu me lind nevoja fizike (ashtu sic ishte aresyeja: "fizike"), per te qene larg industrive te dikurshme, dhe per ti kthyer qytetit tim shpirteror te drejten e turizmit me atlete.


Postuar nga Katilesha datë 27 Shtator 2008 - 22:46:

Asnje britme ndergjegje me nuk me trazon
Gjumi nates zgjohet vec ne mengjes
Asnje mendim me  nuk ankohet
Asnje rrahje zemre me nuk vdes
Era e nates se sotme
Asgje tenden nuk me sjell
Nje diell krejtesisht i ri
Nje hene krejtesisht te re sonte do sjell


  Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.