Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndërkombëtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Foto - Lajm (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14528)
Postuar nga sarandaebukur datë 05 Tetor 2009 - 20:15:
22-vjecarja e paralizuar nga nje hamburger
top-channel
05/10/2009 10:05
Stephanie Smith
Ankthi i Stephanie Smith nisi nje mbremje vjeshte dy vjet me pare, ne nje darke familjare.Hamburger, sallate dhe patate furre, ushqimi klasik amerikan i nje te diele.
Por ne mishin e marre nga supermarketi, qendroi i gjithe problemi. Nuk behej fjale per nje cope mishi te cilesise se pare, sic thuhej ne etikete, por ishte nje produkt i perbere plot me copa dhjami.
Perberesit vinin nga Nebraska, Texas, South Dakota deri nga Uruguaj. 22-vjecares i nisen dhumbje te forta ne stomak. Mendoi se behet fjale per nje virus, Me pas nisi diarreja dhe gjaku ne fece. Dhimbja u be e padurueshme, aq sa u shtrua ne spital pese dite pas konsumimit te hamburgerit.
Ne spital u diagnostikua me Salmonele. Vajza hyri ne koma dhe qendroi ashtu per nente muaj. Kur doli prej saj, dhimbja i kishte shkaterruar sistemin e saj nervor. Nuk mund te ecte...ishte paralizuar!
"Perse mua? Perse nga nje hamburger?", thote Spephanie, jeta e se ciles nuk eshte me si pare.
Ky rast u publikua edhe nga New York Times, qe i dedikoi plot dy faqe nje hetimi lidhur me ceshtjen. Rezultat i hetimit ishte: vajzes i ra fati i keq ne 'ruleten ruse' dhe konsumoi ushqimin e gabuar nga supermarketi...rreziku eshte evident edhe per miliona amerikane te tjere!
Drama e Minnesota-s ka levizur dicka ne kete lloj sistemi te gjetjes dhe futjes se produkteve ne supermarkete.
Nderkohe Stephanie jeton ne shtepine e nenes se saj ne Cold Spring, kalon shume kohe te fizioterapistja, e cila paguhet nga kompania qe e helmoi.
Megjithate ajo rrezikon te mos levize gjithe jeten. Punonte si mesuese kercimi per femijet. Tani ato hapa nuk mund t'i beje me...
-----------------------------------------
Raste per helmimime ka shume ketu ne Amerike po si kjo qe te paralizohesh nga mishi eshte me te vertete e habitshme... nje here u be buje dhe per spinaqin ..pastaj per mishin e derit et etj..C`do mish ketu nuk e ka shijen si mishi dikur ne Shqiperi .. ketu i mbajne gjate ne frozen dhe u iken dhe shija ...