Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 261 262 263 264 265 266 267 268 269 [270] 271 272 273 274 275 276 277 278 279 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 28 Janar 2007 - 18:34:

Te me duash pavaresisht nga cdogje qe bej.Te besosh ne motivet e mia pa pyetur pse.Te heqesh dore nga cdogje dhe nga cdokush qe te gjesh mua ne oazin e fundit.

Eshte e veshtire per mua de ne me pas sentir sale nga shikimet/deshirat/fjalet...e njerezve inegzistente.Ti e di,sinqeriteti im ndaj teje s'ka kufi,ndoshta kam qene shume me e sinqerte ndaj teje sesa ndaj vetes;ti mund te me falesh,une veten jo.Ka qene e lehte per mua te krijoja nje baze solide me ty;baze sigurie ndaj njeri-tjetrit,ne kete lidhje te çuditeshme,jo te zakoneshme,te shkeputur,mistike...

Ka qene e qarte me kohe qe gjerat konvencionale s’kane qene per mua kurre;s’jam rritur per te qene e tille.Me rrjedh ne vena gjithe shfrenimi i im ate,gjithe qenia engjellore e ime ma.Une gjithe miresine e saje s’mund ta ndjek…teper e dobet per kete.Ndoshta shfrenimi i tije eshte PER MUA gjeja me e lehte per t’u jetuar.
Shpirti im cigan gjen krahe ne qiellin e palimituar tend ;gjen jehone nen tingujt e Sirtakit ne Chania me Alexis,gjen ze nen tingujt e kengeve popullore shqipetare ne Tirane me Abin,gjen zemer nen tingujt e ndonje valzi ne sallonet e Parisit me ty...(Ah,sa te pelqente te me shihje si ne Chania,ashtu dhe ne Tirane si nje spektator i jashtem.Ah,Parisi,Parisi eshte gje tjeter si per mua,ashtu dhe per ty;aty une mund te heq sandalkat e larta mbi le pont Neuf e ti mund te heqesh hijen e rende te pergjegjesive...)


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 261 262 263 264 265 266 267 268 269 [270] 271 272 273 274 275 276 277 278 279 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.