Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 262 263 264 265 266 267 268 269 270 [271] 272 273 274 275 276 277 278 279 280 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 08 Shkurt 2007 - 15:34:

Kisha fjetur keq,studiuar deri ne 3:00,me pas ndodhesha ne zyren e Organizates Studentore duke punuar.Ne nje pike ndjej trokitje ne dere,i them te hyje,shoh nje vajze me nje post-it ne dore dhe pyet kush eshte "E..."?Heuum,diminutiv i emrit tim,diminutiv qe e perdorin vetem njerezit qe kane ca pranvera mbi shpine duke me duruar perreth.Frustruese.Instinktivisht ja bej me gisht tek tavolina e nje mikut tim,"ja ku e ke".Ai s'heziton te mbaje lojen,sidomos kur behet fjale per femra,loje qe e kemi luajtur disa here.Njihemi qe ne vit te pare te kolegjit,pra qe afersisht 12 vjeç,kemi kaluar goxha situata bashke.

Ajo ulet ne kolltukun perballe tavolines te tije,mua me duhej te dilja,kisha praktike.Marr pallton dhe canten ne dore,para se te mbyllja deren i them"E...sillu mire...Oh,sikur kete diminutivin e perdornin vetem gocat me te cilat ke pasur dicka?mos me thuaj qe ju te dy...?Ah i poshter,i poshter…surprizat e tua s’kane te sosur"Ajo u be si domate ne fytyre.Shoh qe dhe ai ishte skuqur por per nje arsye tjeter,s’po arrinte te mbante te qeshuren.Nderkohe po i thoshte asaj qe po beja shaka,qe me pelqen te luaj.Mbylla deren duke lene ate vajzen en shoqerine e duplikates time,sapo dola nga ashensori shoh buzeqeshjen e tije,po me priste,me kishte munguar…


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 262 263 264 265 266 267 268 269 270 [271] 272 273 274 275 276 277 278 279 280 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.