Forumi Horizont | Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 266 267 268 269 270 271 272 273 274 [275] 276 277 278 279 280 281 282 283 284 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
E njejta e diel.
Ora 9 e mengjezit. Perseri qetesi e madhe, por e bukur kete rradhe. Drita e dites bie mbi dritaren time, ku une jam ulur ne kanape perbri saj, duke mbajtur librin ne dore, por qe nuk e lexoj. Sodis gjitoniane dhe pyllin me pemet e larta perreth. Nje vese e holle shiu bie mbi catite e asfalta te shtepive perreth. Disa prej catice jane gri, disa kafe dhe te tjera te zeza, mbi shtepite e bardha. Fryn nje ere e lehte dhe tek-tuk gjethet kane filluar te zverdhen. Duken si tufa floriri ne mes te pyllit kaq shume te jeshiluar. Qielli eshte i mbuluar me rete e renda dhe kaq te zymta, qe me zymtojne edhe mua kaq shume, sa here qe i shikoj. Ah keto rete, qe kaq here e mbulojne qiellin e bukur, fshehin ate ngjyren e kalter te tij dhe e transformojne ne nje gri pa shije dhe arome. Nuk lene asnje vrime te hapur nga ku une mund te shikoj pertej bukurine dhe qartesine e qiellit. Mjegulla bie poshte e me poshte dhe me pengon te shoh pertej, sikur te me thote ik nga dritarje, fillo te lexosh.
Qetesi, vetem zhurma e vesheve te mij degjohet ne brendesi te trupit tim, tik-taku i ores dhe lapsi qe zhgarravit ne letren e bardhe te mbeshtetur mbi liber ne preherin tim. Orendite e dhomes jane po atje ne te njejtin vend, te paprekshme. E njejta vetmi, por shpejt e di qe do te kthehem tek libri im i dashur dhe do te lexoj pa mbarim boten e personazheve te mij.
Nje ze i embel femije degjohet qe i flet nenes se tij. Jane komshijte, po nisen per ne kishe, ne meshen e se djeles. Me pershendesin.
Te gjithe ne shtepine time akoma jane ne gjume. Jane duke bere gjumin e embel te se djeles, qe askush nuk guxon ta prishe. Ndofta do te shkoj aty nga ora 12 e drekes sot, sic e beja une dikur atje larg ne Shqiperine time.
Mua me duhet te pij nje kafe dhe nje cigare. Dy shoket e mij, qe me aromen dhe tymin me bejne shoqeri kohet e fundit. Ah ajo cigarje, kur e thith me duket sikur marr gjithe hidherimin e botes, e fus ne thellesi te shpirtit tim dhe pastaj e leshoj jashte, nepermjet shtellungave te tymit. Sa shume clirohem, sikur dal nga nje tunel ne driten e diellit.
Gjithsej 292 faqe: « E parë ... « 266 267 268 269 270 271 272 273 274 [275] 276 277 278 279 280 281 282 283 284 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.