Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 267 268 269 270 271 272 273 274 275 [276] 277 278 279 280 281 282 283 284 285 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 27 Shtator 2008 - 22:08:

Post

Gjithnje ka nje ane tjeter. Edhe pas fytyres qe shfaqet ne pasqyre nje tjeter qendron, edhe pas hapave qe hidhen ne rruge , gjurme te tjera qendrojne , edhe pas mureve te ndergjegjes sone ku perplasen brejtjet ekziston nje tjeter ane. Gjithmone pas nje ane qendron nje tjeter ,qe ndoshta e permbys te paren me themel, qe e zhgul ate qe nga rrenja duke  kthyer keshtu gjithcka ne nje ekzistence te genjeshtert. Dhe loja vazhdon , riciklohet e riciklohet  pafundesisht nen rrogozin e jetes qe bejme duke na dhene gjithcka te njeanshme dhe jo plotesisht. Shpesh here te duket sikur kjo dyanshmeri  perfshin edhe ndjenjat njerezore , qendron edhe pas perqafimeve qe japim. Ju ka ndodhur ndonjehere qe te perqafoni dike dhe ne vend qe ta beni trupin "nje" me te, jeni distancuar, jeni  tkurrur dhe ngurtesuar ne ate menyre sa e keni dhene perqafimin njenashmerisht!?  Gjithnje duket sikur na ndjek nje "reagim i kundert". I buzeqeshim nje njeriu qe nuk duam as ta shohim me sy ( nje pedagogu p.sh qe na ka vene nje note jo te mire ) , apo nje mikeje qe diku mund te ta kete prishur ( nqs ti merr vesh qe ajo pas shpines tende flet jo mire per ty), apo pas nje "Alo , urdhero" te kulturuar ne mesnate qe te ka prishur gjumin ( ne nje kohe qe do te donim t'i pervishemi me te shara telefonuesit), apo sic permenda me lart ne nje perqafim qe nuk te ngroh aspak , por qe duhet ta  besh ate ritual. Dhe te gjitha keto perse i bejme? Thjeshte per t'ia mbushur mendjen vetes per Plotesine tone , per t'ia mbushur mendjen vetes  se ne jemi 100% vetja ne cdo gje qe japimin ,ne nje kohe kur e dime qe kjo nuk eshte e verteta! E bejme per t'ia mbushur mendjen vetes se gjithcka japim e japim me mish  e me shpirt, por edhe kjo nuk eshte e verteta!  Nuk ka te verteta mes njerezve. Mes njerezve ka vetem genjeshtra te zbukuruara dhe kjo eshte e keqja.

Nuk di me ne duhet t'i besoj nje komplimenti qe me behet edhe per parfumin qe hedh. Kam filluar t'i shoh njerezit me dyanshmeri sjelljesh, qendrimesh, fjalesh, veprash, veshtrimesh. E cuditshme se si funksionon mekanizmi trunor i njeriut. Mjafton nje  "molle e kalbur" per te kalbur gjithe shporten. Ashtu sic mjafton nje cast i keq per te prishur  gjithe diten.

                                  ....ndoshta vazhdon; varet nga jetgjatesia e "castit" ....


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 267 268 269 270 271 272 273 274 275 [276] 277 278 279 280 281 282 283 284 285 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.