Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 267 268 269 270 271 272 273 274 275 [276] 277 278 279 280 281 282 283 284 285 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Te ftuar nga profesori,mua dhe mikut tim na kishte "rene llotoja".Ufff,s'dua te shoh me studente te vitit te pare gjate nje dekade te tere.Nga ora 8:30 deri ne 17.00 ngulur ne karrige duke iu bere komisionin e prezantimeve te projekteve te tyre.
Aty nga fundi ia ngjita dhembet lapesit tim me varesen anti-stress e cila me stresson me shume duke u rrotulluar.Kisha arritur te mbaja anen time djallezore nen frena duke u munduar te permendja kryesisht pikat pozitive por...aftesia ime e te auto-permbajtjes ka kufinj te afert.Kisha fjetur tre ore naten e fundit vetem te kisha pregatitjen e plote per t'i asistuar,ne kete pike lodhja ime kishte prioritet.Fundja s'isha une ajo e vitit te pare qe duhet te provonte dicka,por ato...Gabime qe me enervonin,njerez qe s'arrijne te kontrollohen ne pranine e nje publiku e pastaj...lumi i pyetjeve ishte i papermbajtshem,e as ngritjet nga karrigia s'munguan per t'i dhene nje version tjeter nga computeri i tyre,derrasa magnetike,derrasat jeshile...Ashtu sic nuk munguan komentet "perkedhelese" te mikut tim neper dhembe " ah ti,s'do doja te isha armiku yt".
Sot kur po i shihja ato,pyeta mikun tim nese kishim qene dhe ne ashtu ne vit te pare.Ky duke qeshur me pergjigjet"e kush e mban mend?e as qe dua ta mbaj ne fakt.S'duhet te kemi qene ne poziten qe jemi tani" Plasi e qeshura aty mes atij dhe mua.
Ne momentin qe po jepnim feedback shihja ate ekspresionin e lodhur/servil/trishte ne syte e tyre,te cilin pa dyshim duhet ta kemi pase dhe ne dikur(ose vazhdojme ta kemi...).E per here te pare s'arrita te kisha meshire per nje gjendje qe duhet te kem jetuar dhe une.Sa pak kemi ditur...Vjen nje pike kur njeriu duhet te konfrontohet me veten dhe me diturite e tija,ndryshe s'mund te evoluoje.
Hoqa kepucet pa hyre ne makine,i hodha ne sediljen mbrapa,mora red bullin tim dhe ne pak kohe u kthye ne nje kanace boshe.Isha ne fundin e energjive te mive...
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 267 268 269 270 271 272 273 274 275 [276] 277 278 279 280 281 282 283 284 285 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.