Forumi Horizont | Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 270 271 272 273 274 275 276 277 278 [279] 280 281 282 283 284 285 286 287 288 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)
A imagjinojme?
Kjo mund te behet pyetja sembuese e nje casti , qe nga perpjekja per te gjetur nje pergjigje qe eshte e kote te pretendohet te gjindet te shpie drejt percaktimeve dhe perkufizimeve te reja per disa procese "mentale" duke permbysur keshtu ekzistueset. Shpesh kam pyetur veten se cili ishte kuptimi i vertete i " Ai njeri ka imagjinate te zhvilluar"? Pyesja veten se cilet mund te ishin stadet e zhvillimit te imagjinates dhe nqs ato mund te segmentoheshin dhe permbledheshin ne nje mase te caktuar? Pastaj pyetja lindte pyetjen dhe nuk hezitoja te "cysja" mendimet e mia per te germuar shume me thelle , duke pyetur veten se kur mund te perkufizohej nje njeri se kishte nje imagjinate shume te zhvilluar dhe kur kishte te anasjellten? Pastaj kur nuk gjeja asnje pergjigje sado qe ne mendjen time ballafaqoja realitete imagjinatash te formave dhe permbajtjeve te ndryshme. Rezultati? Arrija te mohoja edhe "procesin" e imagjinates.
Imagjinata me se shumti eshte aftesia e njeriut per te transformuar imazhet , per te permbysur ekzistueset per te lindur imazhe krejtesisht te reja qe nuk kane lidhje me te paren. Por a ndodh kjo me te vertete? A mundet qe gjate procesit te imagjinates njeriu te clirohet perfundimisht nga permbajtja e imazhit ekzistues ne koken e tij dhe te krijoje nje te ri , ku ngjashmeria eshte nje "cilesi" e perjashtuar? Jam perpjekur dhe nuk me ka rezultuar se mund te "ndodhe" nje gje e tille. Ndoshta une nuk jam nga ato njerez me "imagjinate te zhvilluar" ose ...ose ....tani qe po mendoj ndoshta une kam nje perceptim te gabuar per kuptimin e kesaj "cilesie" qe ia veshim dikujt. "Ia veshim dikujt"!? Ja ku me doli kjo fraze , qe po te rrija dhe ta shtjelloja do me conte patjeter ne nje rruge tjeter....
.....(?)
Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 270 271 272 273 274 275 276 277 278 [279] 280 281 282 283 284 285 286 287 288 » ... E fundit » Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.