Forumi Horizont Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 270 271 272 273 274 275 276 277 278 [279] 280 281 282 283 284 285 286 287 288 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 04 Qershor 2010 - 05:48:

Exclamation

Leter mendimesh kuturu,,,,,,

Gjithcka ndodh mjafton te mos jemi aq frikacake saqe te druhemi ta duam pa frere, ta bejme tonen, ta lidhim me fije te padukshme te celikta sigurie duke fjetur mendjen se ajo qerre universi per te cilen kemi investuar eshte e jona.. E duam , e kemi fiksim apo thjeshte eshte nje "vegel" per te permbushur egoizmin tone, kjo eshte ceshtje tjeter...

Kjo nuk ka te beje fare me dashurine, ka te beje me zoterimin, me permbushjen e ndjenjes se egoizimit brenda nesh qe e lustrojme me furca dashurickash dhe aventurash, qe na duket sikur merr formen e duhur kur marrim (apo) dergojme lule, cokollata, dhurata "kujtuese', sms dashuruese, shikime, prekje, puthje, perqafime, kafshime e cdo element tjeter qe futet ne vorbullen e nje "marredhenieje"..
Kjo nuk eshte dashuri, eshte thjeshte investimi ne idene e ekzistences se saj, dhe jo investim ne shpirteroren e saj, ne ate qe ne zoterojme, veten tone...Dhe veten njeriu nuk e jep asnjehere plotesisht, nuk e dorezon asnjehere pa kushte. Njeriu asnjehere nuk e le kullen e ekzistences se vet ne rrotat e fatit te nje tjetri. Prandaj dhe ne nuk dashurojme plotesisht, prandaj dhe shpesh here kemi boshllek dhe humbetire kur e pyesim veten " E dua akoma?"....

Nuk mund te quhet dashuri, kur historia ka filluar me mprehjen e "lapsit" dhe nuk mund te kete kurresesi dashuri kur arroganca jone shkon deri ne mendimin moskokecares " Ka plot burra/gra te tjere/tjera"....

Dashuria nuk ka lidhje me zoterimin, ajo eshte nje det i rrembyer qe te merr para, te zhyt ne thellesine e tij, qe te le pa fryme por nuk te mbyt...

.....


  Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 270 271 272 273 274 275 276 277 278 [279] 280 281 282 283 284 285 286 287 288 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.