Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 270 271 272 273 274 275 276 277 278 [279] 280 281 282 283 284 285 286 287 288 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga landi1 datë 09 Tetor 2008 - 22:25:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Nuk e di nese zhgenjimi im vjen nga "new entry"-t qe ndosin boten me eren e plerave, apo nese e gjithe bota, perfshire "old entries" eshte spostuar drejt ujrave te zeza. Faktet deshmojne per te dyja variantet. Ndoshta njerezit ndryshojne dhe kalben, se bashku me kermat e reja qe prodhon shoqeria jone e corientuar. Sidoqofte per te evituar infeksionet duhet ndryshuar formula e sjelljes, menyra si ecen, te evitohet prekja nga epidemia. Dhe kjo duhet bere me art, sepse alternativa eshte veshja e dorezave dimer-vere, ne nje ritual qe s'mund te lejoje trupin te marre fryme. Dhe si rrjedhoje trupi do binte ne te njejten semundje qe do te evitoje: kalbjen.

Ne caste si keto bota ngjan me serrat e fluturave. Aty gjen cdo gje, qe nga larvat dhe krimbat e deri tek fluturat me ngjyra. Ama ajri eshte i lagesht, i ndenjur. Dhe ti merr fryme rende, per tu cliruar vetem kur del jashte duke ndjere pas vetes deren qe mbyll serren. Ne ate mori gjallesash qe mban ajri i lagesht ka njerez qe harrojne te dalin. Shastisen nga bukuria e fluturave dhe perfundojne te pranojne cdo gje, edhe kthimin ne larve qe te mund te imitojne sadopak berjen flutur. Vetem se njerezit s'mund te behen flutura dhe larvat mbeten larva, ne nje stad te pakthyeshem zvarritje qe le pas vetem qyrret e deshirave te parealizuara.



Ja kjo eshte letersi e vertete.


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 270 271 272 273 274 275 276 277 278 [279] 280 281 282 283 284 285 286 287 288 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.