Forumi Horizont | Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Hapesira Letrare - Kendi i miqeve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10595)
Tani meqe ketu eshte si pune teme e lire (me pelqejne keto temat e lira ) desha te permendja ketu nje shkrimtar te madh grek i cili eshte nder shkrimtaret e mi te preferuar. (Dhe sa per informacion qe nje grek te hyje ne kete liste duhet te kaloje shuuume prova qe ky shkrimtar i ka kaluar me shuuume sukses
) Por fatkeqesisht ky autor nuk eshte nder me te njohurit dhe per mendimin tim i eshte bere padrejtesi (ja me ne fund nje padrejtesi e jona ndaj grekeve
E gjeta Vangjeeeel
)
Autori quhet Kosta Varnali. Lindur me 14 shkurt 1884 ne Pyrgos te Rumanise. Vazhdoi studimet e larta ne fillim ne Athine dhe me pas ne Paris. Influencohet shume nga Revolcioni i Tetorit dhe kjo ndikon edhe ne krijimtarine e tij artistike. Nga nje poet lirik dhe me tema kryesisht poezi dashurie kthehet ne nje shkrimtar tejet ironik dhe veprat e tij kthehen ne fshikuj kunder diktaturave dhe sidomos kunder diktaturave te vendit te tij.
Por vepra e tij me e plote dhe me e preferuara per mua eshte :
DITARI I PENELOPES
Ketu megjithese ne fillim duket nje Penelope klasike Varnalis shume shpejt del ne natyren e tij te vertete. Penelopa nuk shfaqet me si ajo gruaja besnike por si nje prostitute, nje grua e cila nuk njeh moral dhe nder. Biles edhe kur fisniket i propozojne per martese ajo nuk pranon jo per shkak te virtyit klasik te saj por sepse nuk do te ndaje pushtetin me askend.
Sigurisht qe ketu ne figuren e Penelopes autori godet me sarkazem te thelle Mbreterit dhe diktatoret e Greqise dhe klasen e larte greke.
Jo me sarkastike eshte edhe figura e Odiseut (te cilin Varnali e quan Dise) i cili nepermjet rrefimeve konfidenciale te Homerit (ne figuren e te cilit pasqyrohen kengetaret servile te oborreve mbreterore dhe te te pasurve) Odiseu nuk na del nje Hero Klasik grek por nje horr si gjithe greket e tjere i cili shkon ne Troje jo per nje grua te shemtuar (sipas Varnalisit ) por per te grabitur dhe per te plaçkitur qytetin e pasur te Trojes dhe jo nepermjet Kalit te famshem por nepermjet disa trojaneve te pasur te cilet donin te permbysnin Priamin per t`i marre fronin dhe per kete tradhetojne atdheun e tyre dhe fusnin greket fshehurazi ne Troje. Por ndersa Odiseu i vertete vdes ne Itake kthehet nje Dise i rreme. Kur Magjistarja Circe,shnderroi shoket e Odiseut ne derra dhe pastaj Odiseu e detyroi t`i kthente prape ne njerez, ajo shnderron ne njeri edhe nje derr te vertete. Dhe pikerisht ky derr kthehet ne Itake si Odiseu.
Nje pike shume interesante eshte kur Penelopa ne ditarin e saj tregon per plackitjet qe bente ne "qytetet" per rreth ku permendet Epiri dhe Arberia. Varnalis flet qarte dhe biles pa aludime per plackitjet dhe masakrat e shtetit grek ndaj popullsive shqiptare ne te ashtuquajturin Vorio-Epir. Por Varnalis nuk mjaftohet me kaq. Ai nuk le pa fshikulluar pa meshire mbi famekeqen "Megali-Idea" nepermjet ditarit te Penelopes ku ajo shkruan:
Dhe ushtaret tane do te shkojne te luftojne ku te duan Çakejte, ne Egjipt etj per nje Bote te Madhe. Per nje Itake te Madhe.
S`ka nevoje per sqarime qe Itaka eshte Greqia, dhe Itaka e Madhe eshte Megali-Idea.
Por ne roman shfaqen dy figura misterioze: Ujqit dhe Cakejte te cilet pushtojne njeri pas tjetrit Itaken. Dhe keta "patriote" itakas, qe nga Penelopa dhe Diseu, fisniket dhe prifterinjte i dalin dhe i presin me lule keta pushtues dhe vihen ne sherbim te tyre duke vrare te gjithe "tradhetaret" qe ngrinin krye kunder "clirimtareve".
Ketu Varnalis e con ne maksimun sarkazmen e tij. Ujqit nuk jane gje tjeter vecse nazistet gjermane kurse Cakejte jane anglezet te cilet menjehere pas LIIB nxiten luften civile greke.
Gjithsej 77 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 77 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.