Forumi Horizont Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)


Postuar nga Katilesha datë 09 Korrik 2007 - 23:59:

    Cdo fjale e jotja eshte nje dileme,
Duart tuaja si copa akulli rreth qafes time
Shikimi yt eshte vetem dhimbje
Dhimbja nje fraze e xhelozise apo hakmarrjes ndoshta
Dhe dashuria gjithcka Brenda kesaj gjithckaje .
    Neper netet e yjezuara dikur bashke shkonim
Kercenim nen valsin e puthjeve tona
Deheshim me flladin e trendafilte te dashurise
Sot kudo qe kthen koken nje deshtim
Nje fund I ashper I historise sone.
   E shkojme e vijme ne vendet dikur tonat
Premtimet shkruar ne qiell rete na I kujtojne
Prelud I merzise u kthyne tashme oret e vona
Ku hena dhe yjet njeri-tjetrin na kujtojne
 fundin plot dhimbje te “vallzimit”tone.
    Naten e mire hene e dashur
Shkelqe krenare atje lart ,larg trupave toksor
Qe dikur I dhurove ndjenja hyjnore
Dhe sot si hije e zbehte ,
ne varrin e tyre te kujtimeve me yje thur kurore……
 
                                    007


  Gjithsej 90 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit »
Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.