Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje grua e dorezuar! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15793)
E shtune 9 tetor
Isha e kenaqur,sonte,sepse kam kaluar dy dite te qeta. I shkrojta nje leter tjeter ndihmes Publike, sic me kishte mesuar z.Barron e qe nuk me qe pergjigjur. Ndeza nje zjarr te bukur ne oxhak dhe nista te thur triko. Andej nga dhjete e gjysem,ra telefoni. Qe Talboti qe kerkonte Morisin. Une i thashe:
- Eshte ne laborator. Mendoja se dhe ju ishit aty.
-....Eh,domethene....duhet te isha,por me ka zene gripi. Thashe se Lakombi do te jete kthyer tashme ne shtepi, me falni per shqetesimin. - Frazat e fundit shpejt e shpejt,me nxitim. Po mua me mbeti ne vesh ajo heshtja: ...Eh,domethene..." E pastaj nje heshtje tjeter pas saj. Mbeta aty pa levizur, veshtrimin ngulur mbi telefon. Perserita me vete dhjete here dy replikat, si nje disk i vjeter, i lodhur: "...se dhe ju ishit aty-...Eh, domethene.."
Dhe mizorisht te dy heret, ajo heshtja.
ps: Cuditerisht femres gjithnje i mbetet ne mendje "heshtja"..Ajo qe degjohet pertej pikave, presjeve apo "ofshamave" ne telefon apo balle per balle. Ka momente qe i beson me shume asaj cfare ka kuptuar nga "heshtja" dhe kjo mund ta coje edhe ne vendime te rendesishme....
Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.