| Forumi Horizont | Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- denimi me vdekje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16684)
Ti kerkon te shkosh drejt zhvillimit dhe t'ja besosh denimin e krimit drejtesise, apo vazhdon ju bindesh inateve te vrerta qe bredhin rropullive tona?
Drejtesi do te thote zbatim i pa-anshem i ligjit. Askush nuk po ve ne dikutim kete. Ne po flasim per "si duhet te jete ligji" dhe jo "si duhet zbatuar ai" (kjo e dyta ka pergjigje evidente)
Une qe jam pro denimin kapital, nuk e kam fare per inat. Ky eshte nje supozim i padrejte. Une mendoj qe nje person qe vret per motive te dobeta, e humb te drejten e jetes ne shoqerine ku jetoj une. Keshtu e mendoj une.
Ka juriste, shkencetare te ligjit qe duke pare nivelin qe ka nje shoqeri dhe si eshte edhe e mira per te ardhmen e saj, ashtu i ndertojne edhe ligjet.
Ligji eshte sublimin i tipareve me te mira te gjykimit me te shendoshe te elites juridike te nje vendi.
Nuk diskutohet qe juristet bejne punen e vet aq mire sa munden, por ne ketu po flasim per mendimet tona. Mua mendimi nuk me ndryshon vetem pse nje jurist e mendon ndryshe nga une. Une kerkoj argumentin pse juristi e mendon ndryshe nga une.
Pra me c'kuptoj une, ti mendim tendin nuk ke. Ti thua qe meqe juristet me te mire kane nje mendim, po ashtu mendoj dhe une!!
| Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.