Forumi Horizont | Gjithsej 73 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 73 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Vazhdo tregimin... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17137)
... shkembyen numrat dhe thane qe do te viheshin ne kontakt nje nga keto dite. Zbriti nga makina para deres se spitalit dhe u nis pa mendime ne koke te shkonte te merrte analizat. Pati nje ndjesi shqetesimi ne momentin qe ngjiti shkallet e fundit. Ngriti koken ne ajer a thua se do ta merrte pergjigjen nga qielli, nuhati pak ajrin dhe u zhduk korridoreve te spitalit...
... nata ishte e gjate dhe me shi. U ngrit nga krevati i ngrohte dhe doli ne tarace. Shiu perplasej me rrebesh, litare, litare dendur aq shume sa nuk mund te shikoje nepermjet tij ne anen tjeter. Aty ku ishte pak me afer drejtimit nga i cili binte shiu iu perplas nje dallge e papare shiu qe e qulli te teren dhe ajo filloj te dridhej nga te ftohtet. Kokeforte deshi ti bente balle kesaj dhe qendroi aty palevizur sikur te donte te ndeshkonte vehten. Pse donte ta ndeshkonte valle...sa e cuditshme sa te qarta i vinin pyetje pergjigjet darkave. E dinte pse donte ta ndeshkonte. Sepse e kishte kaq inat vehten qe kishte ndenjur me te kaq kohe, ai nuk e donte dhe nuk donte te impenjohej, kishte ndenjur me te sepse me mire me te sesa vetem... dhe sa keq. Apo ishte mendja e saj post trauma qe i bente lojera te tilla dhe kishte ndenjur me te sepse e donte. Se di. E donte akoma? oh sa keq, keto netet keshtu. Kur do mbarojne. Sikur te mund te skip-ja ca situata. Me siguri pas muajsh do ta merrte vehten ne mos nuk do te kishte ndonje ngjarje te re qe do ta hutonte nderkohe qe do te merrej me harrimin e tjetres... e dridhura e buzes dhe lagia deri ne lekure e trupit nuk e lane me te harrohej aty. U kthye brenda dhe u mbeshtoll me robe de chambre e filloi te ferkonte floket me peshqir qe te thasheshin por nuk po ndiente te ngrohte. Trupi i dridhej i teri, lekura i digjte pak nga perplasja e te ngohtes me te ftohten dhe brenda dukej sikur te gjitha organet e trupit po protestonin per kete temperature. Pas nja 2 -3 minutash sikur u qetesua dhe pergatiti nje caj. I hodhi nje sy cantes dhe gjeti celularin e vdekur ne te dhe ...
Gjithsej 73 faqe: « E parë ... « 19 20 21 22 23 24 25 26 27 [28] 29 30 31 32 33 34 35 36 37 » ... E fundit » Trego 73 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.